Modavia si Kosova, deporton 6 gylenistë në Turqi

Shërbimet e intelegjencës turke dhe moldave njoftuan se kanë arrestuar të paktën gjashtë shtetas turq të punësuar në një zinxhir të shkollave private të mesme në Moldavi, nën dyshimin se ata janë pjesë e organizatës së klerikut turk, Fethullah Gylen. Detajet mbeten të paqarta, por shërbimi sekret i Moldavisë, SIS, deklaroi se agjentët e saj […]
Detajet mbeten të paqarta, por shërbimi sekret i Moldavisë, SIS, deklaroi se agjentët e saj kanë kryer një “operacion” më 6 shtator të këtij viti në “disa lokalitete të ndryshme”, me qëllim “parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare”.
Mediat turke konfirmuan gjithashtu se arrestimet ndodhën të dielën. Gunes, një gazetë pro-qeveritare në Turqi, mburrej se Shërbimi i Intelegjencës së Turqisë, MIT, arrestoi gjashtë anëtarët e organizatës që ata e quajnë FETO në Turqi.
“MIT është përsëri në vendin e ngjarjes. Kapen gjashtë anëtarë të FETO-s në Moldavi”, shkruan e përditshmja turke Gunes.
Ndërkaq, organizata Amnesty International tregoi se gjashtë të arrestuarit në Moldavi janë deportuar në Turqi dhe kritikoi qeverinë moldave.
“Autoritetet moldave shpërfillën detyrimet e tyre ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kur arrestuan dhe dëbuan shtatë shtetas turq që thuhet se kërkonin azil në Moldavi”, thuhej në një reagim të AI.
Turqia akuzon klerikun Fethullah Gylen dhe lëvizjen e tij, Hyzmet, për organizimin e grusht-shtetit të dështuar në korrikun e vitit 2016.
Një skenar i njëjtë sikurse ky i Moldavisë ndodhi edhe në Kosovë, në muajin mars të këtij viti. Në mënyrë të njëjtë sikurse autoritetet e Moldavisë, kishin vepruar edhe autoritetet e Kosovës. Ata kishin ekstraduar në Turqi gjashtë gylenistë edhe pse ata kishin leje qëndrimi në Kosovë.
Tash e gjashtë muaj pas ekstradimit të tyre, autoritetet në Prishtinë nuk kanë dhënë asnjë shpjegim mbi arsyen pse gjashtë qytetarë turq që jetonin në Kosovë ishin depërtuar në Turqi.
Mirëpo, dihet se edhe në Kosovë përgjegjësinë për ekzekutimin e aksionit e kishin marrë shërbimet intelegjente të të dyja vendeve. Pas kësaj ngjarje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kishte shkarkuar nga detyra asokohe kreun e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Driton Gashin.












