Mjeku që u suspendua për mos respektimin e orarit thotë se kreu tre operacione atë ditë

Fahredin Veselaj, mjek specialist në Klinën e Urologjisë në QKUK, që u suspendua nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës për shkak të vonimit në punë, është deklaruar rreth kësaj çështje. SHSKUK-ja kishte konfirmuar se ai ishte suspenduar për shkak të vonesës në punë më 11 shtator, megjithatë ai thotë se atë ditë kishte […]
Fahredin Veselaj, mjek specialist në Klinën e Urologjisë në QKUK, që u suspendua nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës për shkak të vonimit në punë, është deklaruar rreth kësaj çështje.
SHSKUK-ja kishte konfirmuar se ai ishte suspenduar për shkak të vonesës në punë më 11 shtator, megjithatë ai thotë se atë ditë kishte kryer tre operacione, transmeton Koha.net.
Ai akuzon QKUK-në se ka shpërndarë këtë lajm madje ende pa ia konfirmuar atij.
Më poshtë ta lexoni shkrimin e tij të plotë, pa ndërhyrje:
Të nderuar Qytetarë të vendit!
Të nderuara media elektronike!
Të gjitha mediat elektronike sot po raportojn për suspendimin e tim nga puna “per shkak të mos respektimit te orarit” me datën 11.09.2018.
Ende pa e marrur unë këtë vendim Zyra e Informimit të QKUK ua paska shpërndar mediave elektronike
Lajmi i Zi është lajm!
Per hirë të korektesisë ndaj pacienteve dhe të gjithë qytatareve po këtë ditë me 11.09.2018 ne Kliniken e Urologjise ne QKUK kam operuar 3 raste të renda dhe gjatë kujdestarise kam shpetuar jetën e një të riu të therrur me thikë!
Kujt po i pengon puna e Urologëve në QKUK kur të gjitha rastet me sëmundje urologjike trajtohen në Klinikën e Urologjisë dhe nuk shpenzohen para nga taksapaguesit e vendit për trajtime të panevojshme jasht vendit?
A janë këto lajme në sherbim të ngritjes së nivelit të ofrimit të shëbimeve shëndetesore më të mira?
A duhet “shpërblyer” në këtë mënyrë specialistët që kryejn nga 4 e më shumë operime nga me të nderlikuarat dhe atë në kushte tejet të vështira la ta gjykojn qytetaret dhe njerzit e mendjës së shëndoshë?
“Toka sillet rreth Diellit” është e vërtetë!
Në fund ju them njerzë jemi dhe nuk mundemi me qenë perfekt por Unë jam shumë krenar për të gjitha ato operime që i kam kryer në kujdestarin e datës 11.09.2019 për të cilën datë më kanë suspenduar!
Pacientëve të mi shërim të shpejt!
Edhe nesër do të jem shumë krenar që do ta prezentoj vendin tim në Forumin e Adriatikut për Urologji si ligjërues i ftuar.
Në vazhdim u prezentoj me foto rastet si deshmi:
Sinqerisht,
Ass.dr. Fahredin Veselaj, PhD, urolog
















