Miset braziliane imitojnë ‘Darkën e Fundit’ me bikini, ‘kryqëzohen’ nga katolikët

Miset braziliane imitojnë ‘Darkën e Fundit’ me bikini, ‘kryqëzohen’ nga katolikët

Një fotografi që tregon garueset e një konkursi brazilian me bikini duke inskenuar pikturën e famshme të Leonardo DaVinci  “Darka e Fundit” thuhet se ka ngjallur indinjatën e katolikëve. Imazhi i diskutueshëm ishte pjesë e një fushate promovuese për paraqitjen e ardhshme të ‘Miss Bumbum’, një garë që çdo vit zgjedh gruan më të bukur […]

Imazhi i diskutueshëm ishte pjesë e një fushate promovuese për paraqitjen e ardhshme të ‘Miss Bumbum’, një garë që çdo vit zgjedh gruan më të bukur të Brazilit.

Edicioni  i këtij viti zhvillohet më 9 nëntor në Sao Paulo.

Si një ‘marifet publik i pacipë’, themeluesi i konkursit Cacau Oliver kishte tetë finaliste si Jezusi dhe apostujt e tij në pikturën e famshme të Da Vinci-t.

Ka një ndryshim të madh: Jezusi ndoshta nuk ka veshur kurrë një bikini me ngjyrë portokalli të ndritshme.

Oliver zgjodhi garuesen Daiana Feguerdo për t’u ulur në vendin e Jezusit, sepse ajo kishte marrë më shumë vota nga shikuesit deri më tani.

“Ishte takimi i fundit i grave para përfundimit të madh”, tha ai për gazetarin e Newslink Matt Roper.

“Më kujtoi Darkën e Fundit. Ishte aty, ku Krishti u tradhtua nga Juda, për shkak të xhelozisë dhe, si ai apo ajo, gruaja me më shumë vota është gjithashtu objekt i xhelozisë.

“Ajo është në qendër dhe vajzat e tjera do të duan ta kryqëzojnë, sepse ajo mori më shumë vota se sa ata.”

Ai këmbënguli se publiciteti i bezdisshëm nuk ishte fyes dhe nuk kishte për qëllim të shokonte askënd, por të tjerët nuk pajtohen me këtë.

Ati Clesio Vieira, një prift nga Rio de Janeiro, tha se fotografia “ka thyer kufijtë e etikës dhe respektit, të gjitha në emër të parave”, sipas gazetave braziliane.

“Kjo nuk është krijimtari”, tha Vieira. “Është vulgarizimi i të shenjtëve dhe është thellësisht pa respekt.”

The Miss Bumbum Pageant Faces Backlash After Contestants Recreate “The Last Supper” https://t.co/3D7E45qimD pic.twitter.com/n9qNaYhYZp

— Cosmopolitan (@Cosmopolitan) October 25, 2016

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya