Ministrja spanjolle dorëhiqet pas raportimeve se kopjoi temën e diplomës

Ministrja e Shëndetësisë në Spanjë, Carmen Monton, ka dhënë dorëheqjen pasi në media u raportua për parregullsi në mënyrën e diplomimit të saj. Monton bëhet kështu anëtarja e dytë e kabinetit që dorëhiqet që nga qershori, ku mori detyrën kryeministri Pedroa Sanchez. Faqja spanjolle eldiario.es raportoi të hënën se Monton kishte marrë nota pa u […]
Ministrja e Shëndetësisë në Spanjë, Carmen Monton, ka dhënë dorëheqjen pasi në media u raportua për parregullsi në mënyrën e diplomimit të saj. Monton bëhet kështu anëtarja e dytë e kabinetit që dorëhiqet që nga qershori, ku mori detyrën kryeministri Pedroa Sanchez.
Faqja spanjolle eldiario.es raportoi të hënën se Monton kishte marrë nota pa u paraqitur në mësim apo pa pasur asnjë kontakt me profesorët. Ajo ka një diplomë master në universitetin e Madridit, “Rey Juan Carlos”.
Po ashtu, “La Sexta” raportoi të martën se kishte gjetur ngjashmëri në temën e diplomës së Monton me një punim tjetër, çka të bën të dyshosh për plagjiaturë.
Edhe pse i ka mohuar akuzat, Monton dha dorëheqjen me motivimin se dëshironte të shmangte vendosjen e qeverisë në një situatë të sikletshme.
Kryeministri aktual, Pedro Sanchez, formoi qeverinë e tij pasi paraardhësi humbi votëbesimin në Parlament për shkak të një skandali korrupsioni.
Largimi i ministres Monton është i dyti pas atij të Maxim Huerta-s, i cili dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Kulturës vetëm një javë pasi kishte marrë detyrën.
Universiteti “Rey Juan Carlos” është përmendur shpesh kohët të fundit për diplomimin dhe kaulifikimet e dyshimta që u janë dhënë politikanëve.
Kreu i qeverisë vendore të Madridit dhe kreu i Partisë së Popullit kanë marrë në këtë universitet tituj akademikë, për të cilët ka pasur shumë akuza. (TemA TV












