Ministri i arsimit deklarohet për mbylljen e shkollave në Drenas: Vendim i gabuar

Ministri i arsimit deklarohet për mbylljen e shkollave në Drenas: Vendim i gabuar

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot përfaqësuesit e prindërve nga komuna e Drenasit, të cilët janë ankuar në MAShT ndaj vendimit të Komunës së Drenasit për mbylljen e shkollave, me arsyetimin se nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve dhe mundësi buxhetore për të funksionuar këto shkolla. Të shqetësuar me […]

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot përfaqësuesit e prindërve nga komuna e Drenasit, të cilët janë ankuar në MAShT ndaj vendimit të Komunës së Drenasit për mbylljen e shkollave, me arsyetimin se nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve dhe mundësi buxhetore për të funksionuar këto shkolla.

Të shqetësuar me këtë vendim të Komunës, prindërit e njoftuan ministrin Bytyqi se paralelja e ndarë e shkollës “Shote Galica”, e cila nuk i ka hapur dyert për nxënësit e saj më 3 shtator, numëron 116 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e tetë.

Ata shprehën shqetësimin e të gjithë prindërve dhe kërkuan ndihmën e MAShT që kjo shkollë të rihapë dyert, pra të anulohet vendimi dhe të fillojë puna.

Ndërsa, ministri Bytyqi theksoi se ky ka qenë një vendim i ngutshëm i DKA-së në Drenas, megjithatë tha se kjo është kompetencë e Komunës, edhe pse MAShT është e interesuar që të ndihmojë në këtë drejtim që shkolla të rihapet.

Ministri sqaroi se në vendimin e DKA-së në Drenas është synuar të bëhet përgjegjës MAShT-i për funksionimin e tri paraleleve në fshatin Godancë, Gjorgjicë dhe lagjen Muliqi, duke e bazuar vendimin në problematika që nuk qëndrojnë dhe janë joreale.

“MAShT nga buxheti i vet nuk siguron mjete buxhetore për asnjë komunë, shkollë apo paralele, sepse secila komunë e ka të siguruar grantin qeveritar për arsim, i cili ndahet nga Ministria e Financave, prandaj kërkesa e DKA-së për buxhet shtesë nga MAShT është joligjore”, tha ai.

Ministri theksoi faktin se përgjegjës kryesor për planifikim, punësim dhe menaxhim të shkollave janë vet komunat, në këtë rast Komuna e Drenasit.

“Shkolla e cila është mbyllur, rrjedhimisht i janë fuzionuar paralelet, ka qenë e planifikuar me buxhetin paraprak, që do të thotë se arsyetimi se po mbyllet për mungesë buxheti është i paqëndrueshëm”, tha ai.

Ministri Bytyqi përmendi edhe se sa i përket buxhetit të bazuar në Kornizën afatmesme të shpenzimeve të aprovuar nga Komisioni i granteve, shuma e buxhetit të paraparë për këtë kategori është 6.070.243.00 euro, që do të thotë se Komuna e Drenasit për këtë kategori ka rritje të buxhetit në vlerë prej 215.729.00 euro për vitin 2019.

Ministri Bytyqi tha se numri i të punësuarve në DKA-në e Drenasit për vitin 2018 ka qenë 964, ndërsa për vitin 2019 është 977, pra 13 të punësuar më shumë në arsim, të aprovuar në Komisionin e grantit specifik, andaj ai theksoi se arsyetimi për mungesë të punëtorëve është i paqëndrueshëm.

Po ashtu, ministri theksoi se vendimi i DKA-së është nxjerrë më datë 31 gusht 2018, ndërsa më 3 shtator ka filluar viti shkollor. Pra, ky vendim është marrë pa bërë asnjë fushatë përgatitore për prindër dhe nxënës.

Ministri Bytyqi tha se MAShT do t’i dërgojë edhe zyrtarisht shkresë Komunës së Drenasit me shpresën se kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe nxënësit do të kthehen në shkollën e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?