Ministri Bytyqi: Mbyllja e shkollave në komunën e Drenasit është vendim i gabuar

Ministri Bytyqi: Mbyllja e shkollave në komunën e Drenasit është vendim i gabuar

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka reaguar ndaj mbylljes së shkollave në komunën e Drenasit, duke e quajtur të pabazuar dhe të gabueshëm. Bytyqi ka pritur në takim përfaqësuesit e prindërve nga komuna e Drenasit, të cilët janë ankuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndaj veprimit të Komunës së Drenasit për mbylljen e […]

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Bytyqi ka shkruar se mbyllja e këtyre shkollave është veprim i padrejtë. Ndërsa sipas Komunës së Drenasit, arsyeja për mbylljen e këtyre shkollave ka qenë se nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të nxënësve e as mundësi buxhetore për të funksionuar këto shkolla.

“Të shqetësuar me këtë vendim të Komunës, prindërit njoftuan se paralelja e ndarë e shkollës “Shote Galica”, e cila nuk i ka hapur dyert për nxënësit e saj më 3 shtator, numëron 116 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e tetë. Ata shprehën shqetësimin e të gjithë prindërve dhe kërkuan ndihmën e MAShT që kjo shkollë të rihapë dyert, pra të anulohet vendimi dhe të fillojë puna.

Sigurisht, ky ka qenë një vendim i ngutshëm i DKA-së në Drenas, megjithatë kjo është kompetencë e Komunës, edhe pse MAShT është e interesuar që të ndihmojë në këtë drejtim që shkolla të rihapet”, ka shkruar Bytyqi.

Ndërkaq, Bytyqi ka thënë se Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka synuar që ta bëjë përgjegjës MASHT-in për mbylljen e këtyre shkollave, por ai thekson se këto pretendime janë të pabaza dhe joreale.

“MAShT nga buxheti i vet nuk siguron mjete buxhetore për asnjë komunë, shkollë apo paralele, sepse secila komunë e ka të siguruar grantin qeveritar për arsim, i cili ndahet nga Ministria e Financave, prandaj kërkesa e DKA-së për buxhet shtesë nga MAShT është joligjore”, thekson Bytyqi.

MAShT do t’i dërgojë edhe zyrtarisht shkresë Komunës së Drenasit me shpresën se kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe nxënësit do të kthehen në shkollën e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?