Mimoza Kusari: Thaçi po luan lojëra të ndyra me qytetarët e Kosovës dhe me qytetarët e Preshevës

Mimoza Kusari: Thaçi po luan lojëra të ndyra me qytetarët e Kosovës dhe me qytetarët e Preshevës

Kryetarja e Alternaivës, Mimoza Kusari– Lila, ka reaguar sot pas takimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. Ajo ka thënë se Thaçi po bën lojë me qytetarët e Luginës dhe përfaqësuesit e tre, , siç ka bërë deri tani me kosovarët. Në një postim në profilin e saj zyrtar […]

Kryetarja e Alternaivës, Mimoza Kusari– Lila, ka reaguar sot pas takimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Ajo ka thënë se Thaçi po bën lojë me qytetarët e Luginës dhe përfaqësuesit e tre, , siç ka bërë deri tani me kosovarët.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Kusari- Lila ka thënë se Thaçit nuk po i mjafton të luaj lojëra të ndyra me qytetarët e Kosovës, por këtë po e bën edhe me qytetarët e Luginës.

“Presidentit të Republikës nuk i mjafton që luan lojëra të ndyra me qytetarët e Republikës së Kosovës. Tash në lojën e tij të ndyrë i futi edhe përfaqësuesit legjitim të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit”, ka shkruar Kusari- Lila.

Ajo tutje ka thënë se Thaçin duhet ta ndalojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës, përmes dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të krejt materialeve ku dokumentohet se ai (Thaçi) paraqet rrezik kombëtar dhe cënon integritetin territorial të Kosovës.

“Partitë politike në Kosovë, pozitë dhe opozitë, duhet të tejkalojnë një herë të vetme çfarëdo agjende ditore dhe personale dhe të fokusohen në pikën kryesore të situatës aktuale: Ruajtjen e kufijëve aktual dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës”, ka theksuar Kusari- Lila.

Madje ajo nuk e ka lënë pa e përmendur as vizitën e Vuçiqit në Kosovë, ku ka thënë se Thaçi ka ikur në Durrës kur do duhej të ishte në Kosovë dhe se krejt kjo ngjarje sipas saj është tragjiko-komike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?