Mikrovalët dyshohet se sëmurën diplomatët amerikanë

Mikrovalët dyshohet se sëmurën diplomatët amerikanë

Mjekët dhe shkencëtarët dyshojnë gjithnjë e më shumë se mikrovalët kanë qenë shkak i zhurmave dhe sëmundjeve të pashpjegueshme që kanë vuajtur diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre, gjatë vitit të kaluar, në Kubë dhe në Kinë, raportoi gazeta New York Times. Dhjetëra njerëz kanë raportuar se kanë dëgjuar tinguj të fuqishëm në shtëpitë e […]

Mjekët dhe shkencëtarët dyshojnë gjithnjë e më shumë se mikrovalët kanë qenë shkak i zhurmave dhe sëmundjeve të pashpjegueshme që kanë vuajtur diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre, gjatë vitit të kaluar, në Kubë dhe në Kinë, raportoi gazeta New York Times.

Dhjetëra njerëz kanë raportuar se kanë dëgjuar tinguj të fuqishëm në shtëpitë e tyre ose dhomat e hotelit, që janë pasuar me dhimbje të rënda koke, marramendje, probleme me gjumin dhe humbje të dëgjimit.

Një studim mjekësor i 21 viktimave në Kubë, i publikuar në mars, nuk i ka përmendur mikrovalët si shkak, por autori i tij i tha gazetës New York Times më 1 shtator se mikrovalët po konsiderohen tani si arma kryesore e dyshuar.

“Të gjithë kanë qenë skeptikë në fillim, por të gjithë pajtohen tani se ka diçka këtu”, tha Douglas Smith, drejtor i Qendrës për Lëndime dhe Riparime në Tru, pranë Universitetit të Pensilvanisë.

As Departamenti amerikan i Shtetit, as FBI-ja nuk i kanë fajësuar publikisht mikrovalët për sëmundjet.

Gazeta New York Times tha se është ende mister se kush mund t’i ketë kryer sulmet me mikrovalë dhe përse.

Spekulimet e shkencëtarëve janë përqendruar në mundësinë se disidentët pro-rusë në Kubë mund t’i kenë përdorur mikrovalët, në përpjekje për të penguar ngrohjen e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Havanës, e cila ka nisur në fund të mandatit të ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?