Mësuesi serb nga Kosova refuzon të marrë pjesë në tubimin e Vuçiqit

Një mësues serb nga Kosova ka refuzuar publikisht të marrë pjesë në tubimin e Presidentit Aleksander Vuçiq që do të mbahet javën e ardhshme. Mësuesi i Biologjisë, Bogoljub Milosevic që jeton në Kamenicë ka publikuar në Facebook një letër të shkruar me dorë në të cilën shkruan se refuzon të marrë pjesë në tubimin në […]
Mësuesi i Biologjisë, Bogoljub Milosevic që jeton në Kamenicë ka publikuar në Facebook një letër të shkruar me dorë në të cilën shkruan se refuzon të marrë pjesë në tubimin në Mitrovicë, duke treguar mos bindje ndaj drejtorisë së shkollës, ku ai jep mësim.
Drejtoria e shkollës ju kishte dhënë një listë mësueseve, ku kërkohej të nënshkruhej pjesëmarrja për të mbështetur presidentin serb. Milosevic kishte refuzuar pjesëmarrjen.
Në komente tek postimi i tij, pati nga ata që e mbështetën por pati edhe nga ata qe e kritikuan.
Mësuesi tha se nuk pret që të ndëshkohet por përsëri ka frik nga mundësia e ndëshkimit dhe se këto lloje udhëtime janë të obligime të punës. Ai e quan Vuçiqin një diktatorë.













