Me shkuarjen e Diasporës, bie numri i aksidenteve në trafik

Me shkuarjen e Diasporës, bie numri i aksidenteve në trafik

Për një periudhë të shkurtër kohore rrugët e Kosovës u shndërruan në horror dhe të frikshme për qytetarët. Numri i veturave muajve të verës ishte i madh për shkak edhe të fluksit të bashkatdhetarëve nga diaspora. Rastet kur në një aksident trafiku shuheshin familje deri në pesë anëtarëshe trondisnin Kosovën. Për shumë familje kjo verë […]

Për një periudhë të shkurtër kohore rrugët e Kosovës u shndërruan në horror dhe të frikshme për qytetarët. Numri i veturave muajve të verës ishte i madh për shkak edhe të fluksit të bashkatdhetarëve nga diaspora. Rastet kur në një aksident trafiku shuheshin familje deri në pesë anëtarëshe trondisnin Kosovën. Për shumë familje kjo verë do të mbahet mend për humbjen e më të më të dashurve të tyre nëpër aksidente. Nga 1 janari i këtij viti deri më sot në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 85 persona. Në shtator numri i aksidenteve fatale ka rënë.

Shkaktarët më të shpeshtë të numrit të përgjithshëm të aksidenteve për këtë periudhën kohore sipas Policisë janë: Manipulimi i pasigurt me automjet (pakujdesia), mos mbajtja e distancës, mos përshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugë dhe kyçje e pasigurt në rrugë.

Në shumë nga këto aksidente u përfshi edhe diaspora. Mërgimtarët shkaktuan aksidente me fatalitet me persona të lënduar dhe me dëme materiale.

Policia ka thënë se këtë vit në aksidente kanë mbetur të vdekur 85 persona.

Tre muajt e verës ishin shumë të rrezikshëm për qytetarët, për këtë periudhë kohore humbën jetën 40 persona. Në qershor 10 të vdekur në aksidente, në korrik 15 persona dhe në gusht 15 persona.

Më 8 korrik, nëna, babai dhe tre fëmijët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Biraçë të Suharekës. Kjo familje kishte ardhur nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

Më 2 gusht një mërgimtar kishte humbur jetën në një aksident në Prishtinë. Po atë ditë, në Suharekë, nga një aksident mes dy veturave, njëra me targa vendore e tjetra me targa të Francës, kanë humbur jetën dy persona, një femër dhe një mashkull (familjarë), si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.

Sidoqoftë numri i aksidenteve me fatalitet është në rënie pasi gjatë periudhës janar-gusht 2017 humbën jetën 85 persona, ndërsa janar-gusht 2018 humbën jetën 82 persona. Ndërsa gjatë këtyre ditëve të shtatorit kanë vdekur edhe tre persona, bëhet fjalë për aksidentin ndërmjet një veture dhe trenit në fshatin Dush të Klinës.

Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, si pasojë e numrit të madh të aksidenteve është krijuar edhe një Taskë-Forcë

 

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit