MASHT: Shpërndarja e librave mund të ketë vonesa

Viti i ri shkollor në Kosovë do të fillojë sipas planifikimeve, të hënën më 3 shtator (e hënë) kështu ka deklaruar Zyrtari për Informim pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi. Por, materiali mësimor librat për nxënësit e klasave të para deri në të nëntën nuk janë dorëzuar akoma në të gjitha shkollat […]

Por, materiali mësimor librat për nxënësit e klasave të para deri në të nëntën nuk janë dorëzuar akoma në të gjitha shkollat e vendit, fillimisht në Drejtoritë e Arsimit në komunat përkatëse për t’u shpërndarë më pas te nxënësit.

Për këtë, zëdhënësi Gashi ka thënë se procesi i shpërndarjes veçse ka filluar dhe do të vazhdojë në të gjitha lokacionet.

“Procesi është në implementim e sipër dhe shpërndarja ka filluar në disa qytete të Kosovës. Varësisht lokacioneve mund të ketë vonesa, por këto ditë do të vazhdojë shpërndarja dhe do të mbulohen të gjitha shkollat e Kosovës”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Valmir Gashi nga MASHT-i ka shtuar se nuk do të ketë mungesa të librave për sasinë e kërkuar nga drejtoritë e arsimit.

“Sa i përket sasisë është konformë kërkesave dhe numrit të nxënësve dhe gjithçka është gati për fillimin e ri shkollor. Kemi kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit të njoftojnë për gjendjen e shkollave dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe disa nga to kanë raportuar se gjithçka është gati. Ndërsa, disa të tjera akoma nuk kanë njoftuar, porse presim konfirmimin e tyre”, ka përfunduar Gashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?