Marko Gjuriq sillet sikurse Kim Jong-Un në Ujman- vrapon me truproja (Video)

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka qenë në Kosovë sot me presidentin serb, Aleksander Vuçiq. Për më shumë se gjysmë ore, dy politikanët serbë qëndruan para dhjetëra serbëve tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok. Me të përfunduar këtë takim, Gjuriq ia ka hedhur vrapit i përcjellur […]
Për më shumë se gjysmë ore, dy politikanët serbë qëndruan para dhjetëra serbëve tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok.
Me të përfunduar këtë takim, Gjuriq ia ka hedhur vrapit i përcjellur nga sigurimi i tij.
Një veprim të ngjashëm pak muaj më parë e kishte bërë lideri korean, Kim Jong-Un.
Për dallim nga lideri komunist, Gjuriq ishte i përcjellur nga më pak anëtarë të sigurimit pasi që Un ishte i rrethuar nga 12 anëtarë të sigurimit.












