Maqedonia ballafaqohet me kanosje hibride të tipit propagandë e zezë, thonë ekspertët e sigurisë

Maqedonia ballafaqohet me kanosje hibride të tipit propagandë e zezë, thonë ekspertët e sigurisë

Rreziqet e sigurisë me të cilat përballen vendet tashmë nuk janë konvencionale, por hibride. Mënyra më e mirë që vendet të mbrohen prej tyre është që ta rrisin nivelin e vetëdijes, të bashkëpunojnë me partnerët dhe me organizatat tjera ndërkombëtare. Këto, siç raporton MIA, janë pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve në konferencën me temë “Efekte […]

Këto, siç raporton MIA, janë pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve në konferencën me temë “Efekte stabilizuese nga integrimi euroatlantik: Të punojmë së bashku kundër kërcënimeve hibride”, që u mbajt sot në Shkup.

“Përvoja jonë në Maqedoni tregon se në asnjë moment shteti nuk është gjendur në krizë për shkak të një lloji të kërcënimeve dhe rreziqeve gjithmonë problem kur tipe të ndryshme të kërcënimeve dhe dobësive do të koincidojnë. Kjo përvojë duhet të mbahet në mendje kur përballemi me njërin nga sfidat e mëdha në historinë tonë – referendumin, në të cilin qytetarët duhet të marrin vendim për mënjanim të pengesës së fundit drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe integrimit të përshpejtuar në BE”; tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Ajo potencoi se Maqedonia përballet me kërcënime hibride nga tipi i propagandës së zezë, denigrim të një pjesë të institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare dhe shtrembërim të interesave legjitime të Maqedonisë.

“Jam i bindur se do të përballemi me këtë lloj të kërcënimeve sepse qytetarët e dinë se çfarë shteti duan dhe ku bën pjesë Maqedonia. Detyra jonë është që ta sigurojmë këtë rrugë, t’i prijmë të jenë liderë të vërtetë e jo ithtarë”, tha Shekerinska.

Sipas saj, ky është shans historik, të cilin nëse e humbim sigurisht nuk do të përsëritet në 10-20 vitet e fundit.

“Të jesh shtet në Ballkan e të mos ndërmerren të gjitha hapat e domosdoshëm që të përforcohet stabiliteti dhe siguria e qytetarëve, të përforcohet integriteti territorial dhe sovraniteti është jopërgjegjëse dhe aventurizëm i pastër”, potencoi Shekerinska.

Kërcënimet hibride, tha sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski, vijnë nga vendet të cilat për shkak të interesave personale shfrytëzojnë mënyra të ndryshme për t’i arritur.

“Ne në rajon nuk jemi rezistentë në kërcënime të tilla, por përkundrazi edhe pse të rrethuar me vende anëtare të BE-së dhe NATO-s, për shkak të konstelacioneve gjeografike ndoshta edhe të cenueshme më shumë se rajonet e tjera. Prandaj argument kryesor kundër të ashtuquajturave zona gri të pasigurisë është integrimi i plotë i rajonit në NATO dhe në BE”, tha Dimovski,

Shtoi se çelësi i luftës është grumbullimi dhe ndarja e vazhdueshme dhe vlerësimi i informacioneve të partnerëve strategjikë me qëllim të zbulimit në kohë dhe kthimin e aktiviteteve vijuese dhe eventuale të reja hibride.

Majkëll Gaud, bashkëkryesues i Grupit punues për sfidat e reja të sigurisë, tha se mbështetja ndërkombëtare për Maqedoninë është më shumë se e qartë dhe se të gjitha forcat e mëdha dëshirojnë ta mbështesin vendin në aktin e tij historik dhe në qëllim strategjik – integrimet euroatlantike.

Lidhur me sfidat e reja të sigurisë, Gaul theksoi se kundër kërcënimeve të reja siç është kiber krimi dhe radikalizimi nuk mund të luftojmë me armë dhe me predha dhe nga atje përballja me kërcënimet hibride është vështirësuar.

Ai mendon se mënyra më e mirë që të mbrohen nga kërcënimet hibride është që ta rrisin nivelin e ndërgjegjësimit, të bashkëpunojnë me partnerët dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare.

Zhan-Mark Rikli, udhëheqës i Repartit për rrezik ndërkombëtar në Qendrën e Gjenevës për politikë të sigurimit tha se Maqedonia është shtet i vogël dhe nuk mund të lejojë të merret me lloj të tillë të kërcënimeve që paraqet rrezik edhe për fuqitë e mëdha.

“Nuk mund të ndërtoni mur rreth jush që të mbroheni. Ajo tashmë është e kaluar. Në kiber dimensionin nuk mund të ndërtoni mure, sepse aktorët kryesorë në këto kërcënime shfrytëzojnë edhe resurse njerëzore dhe jonjerëzore”, tha Rikli.

Ai si shembull e potencoi Shtetin Islamik që armatos refugjatë dhe i infiltron në vendet e tjera, që, siç tha ai, gjerësia e këtyre kërcënimeve është shumë e madhe.

Ambasadorja kroate në vend Daniela Barishiq, e cila është edhe kontakt Ambasadë e NATO-s, konsideron se ftesa e Maqedonisë që të inkuadrohet në Aleancë është dëshmi për politikë të hapur të Aleancës.

“Keni shans historik në referendumin e ardhshëm ta arrini qëllimin që e projektuat para 27 viteve, ndërsa ai është anëtarësimi në BE dhe NATO”, tha ajo.

Duke folur për kërcënimet e reja hibride tha se teknologjia e re përveç që ka sjellë përfitime, ka sjellë edhe rreziqe të mëdha. Potencoi se mjeti strategjik i kërcënimeve hibride janë lajmet e rreme të cilat përhapen me shpejtësi shumë të madhe për dallim nga lajmet e tjera sepse ata të cilët i përhapin më së shpeshti nuk e respektojnë ligjin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?