Lutfi Haziri: Unë e kam amanet politik që ta marrim Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Periskopi. Ai ka thënë për veprimin e Teuta Rugovës se ishte i pritshëm, duke u përpjekur t’i qetësojë anëtarët dhe deputetët e LDK-së që duan ta përjashtojnë atë. Haziri ka […]
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë për veprimin e Teuta Rugovës se ishte i pritshëm, duke u përpjekur t’i qetësojë anëtarët dhe deputetët e LDK-së që duan ta përjashtojnë atë.
Haziri ka folur edhe për ‘korrigjimin e kufirit’ për të cilin thotë se e ka kauzë e amanet politik që t’ia bashkojë Preshevën, Medvegjën e Bujanocin territorit të Republikës së Kosovës. Ai ka shtuar se një gjë e tillë do ta bënte më të fortë Kosovën. /Periskopi












