“Luftë krimit me Taser”, Ministri i Brendshëm armatos policinë me pistoleta elektrike

Prej ditës së sotme punonjësit e forcave të rendit në 12 qytete italiane (Milano, Palermo, Napoli, Katania, Gjenova, Padova, Caserta, Bologna, Torino, Brindisi, Regio Emilia, Firenze) do të pajisen me pistoletën elektrike Taser. Nis kështu faza e parë e eksperimentimit të përdorimit të pistoletës elektrike në Itali, duke u shtrirë më pas në të gjithë […]
Nis kështu faza e parë e eksperimentimit të përdorimit të pistoletës elektrike në Itali, duke u shtrirë më pas në të gjithë territorin.
Ka qënë Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini, i cili qysh në muajin korrik me një urdhëresë të posaçme ka vendosur përdorimin e kësaj arme “si një instrument i rëndësishëm për të garantuar sigurinë në punë të punonjësve të forcave të rendit që shpesh herë mund të gjenden në situata të vështira”, e duke nënvizuar se pistoleta Taser është një armë kundër mosbindjes e jo vdekjeprurëse.
Pistoleta Taser përdoret në distancë 3 deri në 7 metra e lëshon impulse elektrike që bllokojnë lëvizjet e subjektit që po goditet.
Përdorimi i saj bazohet në një protokoll të hartuar nga Departamenti i Sigurisë publike pranë Ministrisë së Brendshme Italiane. Në përdorimin e saj duhet patur kujdes ndaj ambientit përreth me rrezikun e shpërthimit të një zjarri apo të një shkëndije elektrike, si dhe gjëndja fizike e personave që vihen nën shënjestër si p.sh në rastet e një gruaje shtatzënë.
Ndaj nisjes së përdormit të pistoletës elektrike në Itali ka pasur reagime negative si nga ana e politikës italiane, ashtu dhe nga organizatat sindikaliste të punonjësve të policisë.
Forca politike “Liberi e uguali” ka kërkuar një interpelancë parlamentare për të njohur se cilat janë orientimet e qeverisë në përdorimin e kësaj arme, e që sipas tyre rezulton potencialisht vdekjeprurëse, e cilat janë masat e ndërmarra për të evituar rrezikun e shëndetit dhe të jetës së personave që vihen nën shënjestrën e kësaj pistolete.”
Gjithashtu dhe një prej organizatave sindikaliste të forcave të policisë ka dalë kundër përdorimit të kësaj arme duke shprehur preokupimin se “personeli policor nuk është përgatitur siç duhet në përdorimin e saj si dhe në administrimin e emergjencës në rastet e mundshme kur kjo armë shfaqet e rrezikshme dhe vdekjeprurëse për subjektin”.
Aktualisht pistoleta Taser përdoret në rreth 100 vende të botës e sipas një apeli të bërë pak kohë më parë nga Amnesty International prej vitit 2000 e deri më sot përdorimi i Taser ka shkaktuar rreth 1000 viktima.
https://www.youtube.com/watch?v=mtxumms-1OI












