Lufta kundër korrupsionit në Kosovë mbështetet nga Austria

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë mbështetet nga Austria

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme e Austrisë, Karoline Edtstadler, ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në luftimin e korrupsionit, rezultatet e të cilave do të kenë efekt pozitiv në liberalizimin e vizave dhe përafrimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së. Ajo këto komente i bëri sot gjatë një takimi me drejtorin e […]

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme e Austrisë, Karoline Edtstadler, ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në luftimin e korrupsionit, rezultatet e të cilave do të kenë efekt pozitiv në liberalizimin e vizave dhe përafrimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së.

Ajo këto komente i bëri sot gjatë një takimi me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ku mori pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe një delegacion austriak.

Edtstadler së bashku  me ambasadorin Pfandler ka garantuar Havollin për mbështetjen Agjencisë në luftimin e korrupsionit dhe ka shprehur  gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit për aktivitetet që kanë për qëllim zbatimin efikas të politikave kundër korrupsionit.

Ndërsa, Havolli e njoftoi Edtstadler për mandatin dhe  kompetencat e Agjencisë Kundër Korrupsionit, për punën e deritanishme të këtij institucioni, për ndryshimet legjislative të cilat  janë duke u bërë, si dhe për punën që ky institucion bënë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Në takim u bisedua edhe për sfidat dhe proceset  integruese që po kalon Kosova, fuqizimit të mëtejmë të rolit të Agjencisë Kundër Korrupsionit në luftimin e  korrupsionit dhe mënyrat e gjetjes së aktiviteteve dhe  projekteve të përbashkëta në vetëdijesimin e pasojave të korrupsionit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?