Lista Serbe tregon sërish fuqinë në Kuvend: Kushtëzon me kërkesa votimin e ekipit negociator

Raportimet mediale se seanca e sotme mund të dështoj për shkak se Lista Serbe ka vënë kushte të reja për të marrë pjesë në seancë, po i mohojnë nga PDK-ja, por po i pohojnë zëra nga partitë e tjera në koalicionin qeverisës. Memli Krasniqi ka thënë se seanca do nis ashtu siç edhe ka njoftuar […]
Memli Krasniqi ka thënë se seanca do nis ashtu siç edhe ka njoftuar Kuvendi. Pra nga ora 16:30.
“Ashtu siç e dini, njoftimi është se seanca vazhdon në orën 16:30” ka thënë shkurt Krasniqi.
Megjithatë ka zëra se Lista Serbe ka ndërruar qëndrim, duke mos pranuar tash të marrë pjesë në seancë për shkak të njërës pikë të propozuar nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.
Donika Kadaj në seancën e mëngjesit kishte propozuar që në marrëveshje të futet një pikë ku thuhet se territori i Kosovës është i pandarë dhe askush nuk ka mandat që të negocion për territore.












