Lista Serbe nuk kishte asnjë kusht: A po provojnë Thaçi e Vuçiq të parandalojnë rezolutën e opozitës para 7 shtatorit?

Burime të Periskopit kanë thënë se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë kusht për votimin e ekipit negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës. Kjo lë të kuptohet se seanca është shtyer me urdhër nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq me dakordancë me presidentin kosovar, Thaçi. Një rezolutë e mundshme nga opozita për mosprekjen e integritetit […]
Burime të Periskopit kanë thënë se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë kusht për votimin e ekipit negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës.
Kjo lë të kuptohet se seanca është shtyer me urdhër nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq me dakordancë me presidentin kosovar, Thaçi.
Një rezolutë e mundshme nga opozita për mosprekjen e integritetit territorial të Kosovës do të kishte impakt në bisedimet që pritet të vazhdojnë më 7 shtator mes dy presidentëve të vendit. Edhe Qeveria e ndërmori hapin e thirrjes së seancës para opozitës dhe po e shtyen tash e disa orë, duke mos pasur asnjë arsye për një gjë të tillë.
Deri më 7 shtator kanë mbetur edhe dy ditë, dhe do të shohim nëse do t’i vije radha seancës së thirrur nga opozita. Për votimin e ekipit negociator mjafton vetëm shumica e thjeshtë në kuvend. /Periskopi












