Lista Serbe: Bogdanoviqi nuk ka autoritet të komentojë çështjen e Kosovës

Populli serb në zgjedhje ka treguar se çfarë mendon për politikat shkatërruese të Goran Bogdanoviqit, Gjilasit, Jeremiqit dhe të tjerët që janë krijuesit e kufirit midis “serbëve dhe serbëve”. Kështu ka deklaruar Lista Serbe përmes një deklarate, përcjell Kosovapress. “Nëse dikush duhet të mbulojë kokën e tij dhe të mos komentojë çështjen e Kosovës, është […]
Kështu ka deklaruar Lista Serbe përmes një deklarate, përcjell Kosovapress.
“Nëse dikush duhet të mbulojë kokën e tij dhe të mos komentojë çështjen e Kosovës, është Goran Bogdanoviq. Autoriteti i tij është kaq i madh në mesin e serbëve në qytetin e tij të Leposaviqit sa ai as që ka marrë postin e këshilltarit në Asamblenë lokale në zgjedhjet e fundit”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.
Ndryshe, ish-ministri serb për Kosovë Goran Bogdanoviq kohë më parë pati deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, pasi kjo çështje për SHBA-në dhe BE-në ka përfunduar. Ai gjithashtu vlerësoi se serbët në Kosovë nuk kanë marrë asgjë nga viti 2012.
“Ne të gjithë e dimë se veriu është integruar në sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës dhe nuk shoh asnjë arsye pse shqiptarët do të përdorin forcën. Kjo retorikë dhe këto deklarata të disa muajve të fundit, shkojnë në drejtim për t’i bindur serbët se nuk ka asgjë në Kosovë”, pati deklaruar ai për mediat serbe.












