Limaj: Kam probleme me Thaçin, por në Bruksel duhet të bëhemi bashkë

Limaj: Kam probleme me Thaçin, por në Bruksel duhet të bëhemi bashkë

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka thënë se në vitin 1999 ka përfunduar koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtatet atyre. Kryetari i Nisma Socialdemokrate njëkohësisht zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se duhet një unitet i klasës politike pasi temat ndërkombëtare nuk negociohen për çdo ditë. Duke folur […]

Kryetari i Nisma Socialdemokrate njëkohësisht zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se duhet një unitet i klasës politike pasi temat ndërkombëtare nuk negociohen për çdo ditë.

Duke folur për mospëlqimin që Serbia ka ndaj tij si udhëheqës i delegacionit të Kosovës, Limaj ka thënë se ka mbaruar koha kur Serbia ka zgjedhur njerëzit në Kosovë.

“Koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtatet atyre ka përfunduar në vitin 1999. Kjo tregon më së miri mentalitetin e tyre. Nuk besoj se ka shqiptarë që dëshiron të bisedoj më Daçiqin ose Vuçiqin por ata janë të zgjedhur të popullit të tyre”, tha Limaj në TV Dukagjini.

Zëvendëskryeministri ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë propozim nga Serbia se ajo do ta njohtë me ndonjë kusht pavarësinë e Kosovës.

“Le të thotë Serbia se po e do gjysmën e Kosovës në këmbim të njohjes së Kosovës, dhe ne do ta japim përgjigjen tonë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se përderisa zyrtarisht nuk ka filluar dialogu, asgjë nuk mund të paragjykohet.

“Pa një propozim zyrtar, nuk dimë për çfarë po flasim. Ne kemi kërkesat tona, siç janë: njohja, anëtarësimi në OKB, por nga Serbia nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare. Nëse Kosovës i bashkangjiten territore nuk prish punë, por nëse ndodh e kundërta, pra duhet dhënë territore, atë s’mund ta bëjë gjithkush”.

Kreu i Nisma Socialdemokrate ka thënë se kemi mosbesime të mëdha në Kosovë, por në këtë moment duhet të jemi të bashkuar.

“Në Kosovë kemi mosbesim. Kemi personalitete të diskutueshme. Kemi mosbesime për arsye të ndryshme nga përvoja të ndryshme. Unë kam probleme me Presidentin, është normale edhe kjo. Por kjo është një temë nacionale. Por, në Bruksel duhet të bëhemi bashkë dhe të marrim përgjegjësi”, deklaroi Limaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?