LDK nuk përmend fare Teuta Rugovën, thonë se AAK e Nisma po luajnë lojën e Thaçit

Seanca e thirrur nga Qeveria është dorëzim i AAK-së dhe Nismës përballë presionit të PDK-së dhe Thaçit për prishje të koalicionit dhe shantazheve të ditëve të fundit. Kështu thuhet në një reagim të LDK-së, ku theksohet se AAK dhe Nisma “tash do të luajnë lojën e z. Thaçi duke nëpërkëmbur shtetin e Kosovës”. Ekipi negociator, […]
Kështu thuhet në një reagim të LDK-së, ku theksohet se AAK dhe Nisma “tash do të luajnë lojën e z. Thaçi duke nëpërkëmbur shtetin e Kosovës”.
Ekipi negociator, që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve shumicë të Kosovës, sipas LDK-së, do të përligj në emër të Qeverisë marrëveshjet e fshehta të Thaçit me Serbinë.
“Shteti i Kosovës po hynë në një fazë kritike të ekzistencës së vet për shkak të veprimeve të kastës udhëheqëse, vrastare për perspektivën e shtetit të Kosovës. Për LDK-në, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është pa negociueshëm. LDK-ja nuk do të lejojë përdhosje të shtetit të Kosovës. LDK-ja do t’ju prijë ndryshimeve që duhet të ndodhin së shpejti në Kosovë. LDK-ja nuk do të dorëzohet ndaj dhunës që po i bëhet shtetësisë së Kosovës”, ka theksuar LDK-ja në reagimin e saj.












