LDK i përgjigjet Thaçit pasi tha se Isa Mustafa po do luftë me Serbinë

LDK i përgjigjet Thaçit pasi tha se Isa Mustafa po do luftë me Serbinë

Deklarata e Presidentit të vendit, Hashim Thaçit sa i përket korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe  Serbisë, ka ngjallur reagime të shumta në vend. Së fundi, i pari i shtetit, për kundërshtimet e opozitës ndaj  ides së tij ka thënë se ata janë të interesuar që t’ia fillojnë luftës, duke aloduar kështu te […]

Sipas Thaçit, lufta ka përfunduar dhe Kosova ka fituar këtë luftë.

Për deklaratën e kreut të shtetit, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.  Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri ka thënë për Indeksonline se Thaçi po vazhdon të jetë në panik, konfuz, përqarës, i vetmuar dhe pa përkrahje të askujt.

Kësisoj, Beqiri deklaratën e Thaçit se lideri i tyre po dëshiron luftë e ka quajtur qesharake.

Sipas tij, nëse dikush po dëshiron probleme, çrregullime kundër bashkësisë ndërkombëtare, po krijon shqetësime ,tensione, po shkel Kushtetutën e vendit, po punon kundër vendit, sovranitetit dhe integritetit te Kosovës, ai është Hashim Thaqi, askush tjetër.

“Po ua rikujtojë veprimet e tij(atëherë i ndihmuar edhe nga Kryeministri dhe Kryetari Kuvendit)rreth çështjes së ushtrisë Kosovës ,Gjykatës Speciale etj, thjeshtë na konfrontoi me gjithë miqtë tonë ndërkombëtar, fatbardhësisht dështoi, edhe tani do të dështoj. Qesharake është me thënë Isa Mustafa, opozita po dëshiron luftë, ne po dëshirojmë me mbrojte Integritetin dhe Sovranitetin e Kosovës, të cenuar nga ai”, është shprehur Beqiri.

Më tej, deputeti i LDK-së ka folur edhe për seancën e jashtëzakonshme që pritet të mbahet me 4 shtator në Kuvendin e Republikës. Ai thotë se në këtë seancë është një rezolutë për mbrojtjen e kufijve të vendit.

“Seanca presim të mbahet më 4 shtator. Nuk ka asnjë arsye që të mos e përkrahin të gjitha partitë Parlamentare  ( kuptohet veç listës serbe)një Rezolutë të shkurtë dhe të qartë, qe do të jetë në mbrojtje të Sovranitetit, Integritetit, kufijve te Kosovës, Kushtetutës së Kosovës. Askush, asnjë zyrtar i Kosovës as tani as në ardhmen nuk ka të drejtë të flas dhe punoj për copëtimin, ndarjen e Kosovës. Këtë qëndrim ka LDK-ja”, thotë ai.

Më tutje, ai ka shtuar se LDK në strukturat(forumet)e saja merr vendime për qëndrimet, veprimet, sjelljet e saja.

Në fund, Beqiri ka thënë disa fjalë edhe për Kryetarin e Kuvendit  njëherësh kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

“Ai është jo i sinqertë dhe me vonesë në deklarimet e tij. Ai ka problem me shefin apo ,,ish shefin e tij, Hashim Thaqi”, ka përfunduar Beqiri.

Ndryshe,  Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën ( 3 shtator) në ora 8:00. Në njoftimin e legjislativit, është bërë  e ditur se pikë e rendit të ditës është kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

“Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhej në njoftim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?