Kuvendi i Maqedonisë nis fushatën për referendumin e ardhshëm

Kuvendi i Maqedonisë nis fushatën për referendumin e ardhshëm

Prej sot zyrtarisht fillon fushata për referendumin e ardhshëm, në të cilin qytetarët më 30 shtator duhet të deklarohen nëse janë për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë. Bartës i fushatës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të premten paralajmëroi se […]

Bartës i fushatës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të premten paralajmëroi se do ta zhvillojnë fushatën në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë, pa diskriminim, paragjykime dhe me respektimin e dëshirës së çdo qytetari.

“Qëllimi ynë është që në mënyrë të detajiar t’i informojmë qytetarët për fotografinë e madhe, për përfitimet nga anëtarësimi ynë në NATO dhe në BE, i cili nënkupton vetëm kufij të mbrojtur, politikë të jashtme mbrojtëse dhe rrugë të hapura për qytetarët tanë, përmes anëtarësimit nënkupton më shumë investime të huaja, vende të punës, treg të madh për plasimin e prodhimeve, më shumë mundësi për arsim dhe avancim të gjeneratave të reja dhe njëkohësisht edhe qeverisje të plotë më të drejtë, shtetit juridik, si dhe reforma në gjyqësi dhe në të gjitha sferat e jetës sociale”, tha Xhaferi në konferencën për shtyp, ditën e premte.

U bëri thirrje pjesëmarrësve në fushatë të sillen në mënyrë adekuate, korrekte, dinjitoze me qëllim që qytetarët më 30 shtator ta sjellin vendimin e vërtetë.

Në fushatën e Kuvendit do të përfshihen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, në përjashtim të VMRO-DPMNE-së opozitare e cila e njoftoi Xhaferin se nuk do të marrë pjesë në fushatë dhe se kërkon që mjetet të shpenzohen për qëllime të tjera.

Kuvendi do të marrë me qira hapësirë në 65 media të cilat deri më 10 gusht kishin dorëzuar çmimoren deri te KSHZ-ja për referendumin. Plani mediatik, tha Xhaferi, do të publikohet në ueb faqen e Kuvendit dhe deputetët fushatën do ta realizojnë në televizionet dhe radiot dhe për shfaqjen e qëndrimeve të tyre do të kenë nëntë minuta deri në një orë.

Deputetët sipas vullnetit të lirë do të mund që qëndrimet e tyre të referendumit t’i shfaqin edhe në njësitë e tyre zgjedhore,  ndërsa siç tha Xhaferi, nuk ka pengesë në këtë fushatë që të përfshihen edhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe partive politike, por përsëriti se kjo duhet të bëhet me mjete individuale.

Gjatë fushatës nuk pritet të mbahen seanca plenare në Kuvend, por kryetari i Parlamentit nuk e përjashton mundësinë që të ketë edhe seancë tjetër urgjente nëse ka nevojë për këtë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?