Kushtet e mjera të punëtorëve në Kosovë, ja si punon ky person pa asnjë masë mbrojtëse (Foto)

Kushtet e mjera të punëtorëve në Kosovë, ja si punon ky person pa asnjë masë mbrojtëse (Foto)

Në gjysmën e vitit 2018 është shënuar një rritje e numrit të viktimave që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë. Shumë shpesh ka pasur raportime për vdekje që janë shkaktuar nga lëndimet që punëtorë të caktuar kanë marrë gjatë kryerjes së punës së tyre në sektorin privat. Mungesa e mjeteve […]

Shumë shpesh ka pasur raportime për vdekje që janë shkaktuar nga lëndimet që punëtorë të caktuar kanë marrë gjatë kryerjes së punës së tyre në sektorin privat.

Mungesa e mjeteve mbrojtëse të punës, siç është helmeta, skelet dhe masave të tjera esenciale,  kanë bërë që shumë të rinj ta pësojnë duke u munduar që të nxjerrin kafshatën e bukës me punë të tilla, raporton Periskopi.

Periskopi ka siguruar disa fotografi teksa sot një punëtor është parë në një gjendje mjaft të rrezikshme duke punuar në një ndërtesë në Gjilan.

Nga pamjet shihet se lartësia është mjaft e madhe, ndërkohë që punëtori nuk ka masat mbrojtëse siç është helmeta apo edhe skelet, si mjete pune. Përveç kësaj, personi në fjalë  po punonte në temperatura mjaft të larta.

I riu, Milor Belegu është viktima e fundit që ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Ai edhe pse u aksidentua më 19 gusht, për një javë u trajtua në QKUK.

Si pasojë,  vetëm gjatë këtij viti 13 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës.

Këtë e ka bërë të ditur Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Azemi ka thënë punëtorët që në shumicën e rasteve janë edhe me fakultete, detyrohen të punojnë në objektet e larta të banimit.

Ai zotohet se për këtë gjendje dikush do të japë llogari.

“Saktësisht janë 13 punëtorë që kanë vdekur deri në këtë vit në vendin e tyre të punës. Këtë vit ka qenë dukuri shumë të shpeshtë me vdekjen e punëtorëve të moshës së re, kjo pasi punëtorët edhe pse të kualifikuar edhe me fakultete ata obligohen të punojnë në ndërtesa 7-8 katëshe. Për këtë duhet të japë llogari dikush”, thotë Azemi.

Qeveritë e Kosovës që nga paslufta edhe pse disa herë janë zotuar për përmirësim të kushteve të punëtorëve, premtimet e tyre kanë mbetur vetëm në letër./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?