Kurti: Ky Thaçi veç mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, bërë në studion e Opinion para pak ditësh, ku tha se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin. Kurti shkruan në Facebook: Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e Opinionit të Blendi Fevziut, gjysmë Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim […]
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, bërë në studion e Opinion para pak ditësh, ku tha se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kurti shkruan në Facebook:
Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e Opinionit të Blendi Fevziut, gjysmë Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim me Putinin. Siç më tha një ish bashkëluftëtar i tij: “Ky Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!”.
Presidenti Hashim Thaçi, këtë fundjavë, në Opinion, tha se ‘është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi që Kosova dhe Rusia nuk kanë asgjë të keqe njëra me tjetrën’./Periskopi/












