Kurti i thotë ambasadorit francez se Thaçi po e përdor si karrem Luginën e Preshevës

Kurti i thotë ambasadorit francez se Thaçi po e përdor si karrem Luginën e Preshevës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar, Glauk Konjufcën dhe koordinatoren e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë, Nora Fetoshi, pritën sot ambasadorin e Francës, Didier Chabert, zëvëndsen e misionit, Carole Blestel-Feffer, zyrtarin për çështje politike Timothée Barbier dhe zyrtaren Fikrije Pllashniku. Sipas njoftimit për media të LVV-së, në këtë takim […]

Sipas njoftimit për media të LVV-së, në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend, duke u ndalur në veçanti te dialogu Kosovë – Serbi. Njoftimi bën të ditur se kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin Chabert për qëndrimin e Lëvizjes karshi dialogut, duke thënë se një president që negocion pa platformë e pa mandat është i vetëm dhe nuk ka mbështetje për lojën e tij të rrezikshme. Për t’i përfshirë të tjerët në aventurën e tij, presidenti Thaçi njëherë u mundua ta përdor si karrem ulësen për Kosovën në OKB, kurse tash po përpiqet që përsëri si karrem ta përdor rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Më tej Kurti theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës, reciprociteti i të drejtave në të dy vendet dhe ballafaqimi me të kaluarën është formula, e cila siguron paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ne duhet të flasim dhe të punojmë për të drejtat e qytetarëve serbë në Republikë, e jo për pazare të presidentëve autoritarë me territore. Për marrëdhënie të mira fqinjësore Serbia duhet të ndryshojë shumë. Fjalimi i Vuçiqit në Mitrovicë e dëshmon pikërisht të kundërtën.

Ambasadori Chabert nënvizoi përkushtimin e Francës për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në problemet e tyre të ndërsjella në rrugën evropiane, e veçanërisht Kosovën, duke u interesuar sidomos për reformën në sistemin e drejtësisë.

Palët u pajtuan për kontakte të shpeshta e takime të vazhdueshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?