Kryetari i sindikatës: Punëtorët e postës po shndërrohen në raste sociale

Kryetari i sindikatës: Punëtorët e postës po shndërrohen në raste sociale

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se punëtorët e kësaj ndërmarrje publike janë në gjendje të vështirë për shkak të mos marrjes së pagave. Ai ka treguar se vonesat për dhënien e pagave për rreth 1000 të punësuarit në Postë, ka bërë që […]

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se punëtorët e kësaj ndërmarrje publike janë në gjendje të vështirë për shkak të mos marrjes së pagave.

Ai ka treguar se vonesat për dhënien e pagave për rreth 1000 të punësuarit në Postë, ka bërë që nga muaji në muaj, gjendja e tyre sociale të keqësohet.
“Punëtorët e Postës janë në grevë të përgjithshme, sepse është data 10 shtator dhe punëtorët nuk i kanë marrë pagat as për muajin gusht. Kërkesat janë që të jepen pagat për të gjithë punëtorët dhe të mos ketë vonesa të tilla”, tha Hoti.

Sipas tij, Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës, duhet të mendojnë për zgjidhje afatgjate për Postën.

“Problemi qëndron se nuk kemi asnjë alternativë në tavolinë dhe nuk ka ofruar zgjidhje askush për të dalë nga kjo gjendje.

“Si sindikatë kemi filluar me grevën e përgjithshme, hapat e mëtejmë do të jenë protesta para Qeverisë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve”, tha Etrit Hoti kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës.

Sipas tij, Postës duhet t’i jepen më shumë shërbime pasi që me këto shërbime do të përmirësohet gjendja financiare e saj.

“Zhvillimet teknologjike kanë bërë që të bien shërbimet postare. Aktualisht Posta e Kosovës, përpos gjykatave nuk kryen as një shërbim për institucionet e tjera. Posta duhet të këtë tretman që t’i merr të gjitha shërbimet shtetërore me kërkesën kapitale themelimin e Postë Bankës. Për themelimin e saj, duhet një vullnet nga institucionet”.

Mos marrja e pagave dhe fillimi i vitit të ri shkollor ka bërë që gjendja e punëtorëve të jetë edhe më e rëndë.

“Punëtorët e postës janë në një gjendje të jashtëzakonshme, janë mbajtës të familjeve dhe është fillimi i vitit të ri shkollorë dhe asnjëri nuk ka pasur mundësi për tu blerë fëmijëve materialet e nevojshme shkollore. Po ashtu shumica janë në kredi dhe janë me vonesa për pagesën e kësteve të kredisë. Vonesa ka sjelle dhe rritje të kamatave. Me një fjalë punëtorët e Postës së Kosovës janë raste sociale”, tha kryetari i Sindikatës së Postës së Kosovës, Etrit Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?