Kryeprokurori konfirmon se do të kërkohet ndalja e pagesave për veteranët e rremë

Kryeprokurori konfirmon se do të kërkohet ndalja e pagesave për veteranët e rremë

Prokuroria ka në plan të kërkojë ndaljen e pagesave për 19 mijë veteranët e rrejshëm. Një masë të tillë nuk e kishte kërkuar prokurori i dorëhequr Elez Blakaj. I njëjti planifikonte në kthente në fillim verifikimin e veteranëve. Sidoqoftë, Aleksander Lumezi ka thënë se në shtator finalizohet aktakuza për veteranët dhe dërgohet në Gjykatë. Kryeprokurori […]

Prokuroria ka në plan të kërkojë ndaljen e pagesave për 19 mijë veteranët e rrejshëm. Një masë të tillë nuk e kishte kërkuar prokurori i dorëhequr Elez Blakaj. I njëjti planifikonte në kthente në fillim verifikimin e veteranëve. Sidoqoftë, Aleksander Lumezi ka thënë se në shtator finalizohet aktakuza për veteranët dhe dërgohet në Gjykatë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka konfirmuar se këtë muaj shkon në Gjykatë aktakuza për veteranët mashtrues. Ka thënë se do të propozojnë ndaljen e pagave për 19 mijë veteranët e paligjshëm.

Propozimi për t’ua ndalë pagat veteranëve mashtrues nuk ishte propozuar nga Elez Blakaj, Prokurori i dorëhequr, i cili ka hetuar listat e ushtarëve të UÇK’së.

Blakaj për dallim prej Kryeprokurorit kishte propozuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehej nga fillimi meqë konsideronte se numri i mashtrueseve është më i madh.

Këtë konstatim e ka përforcuar Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, i cili ka konfirmuar se në luftë ishin vetëm 15 mijë ushtarë të UÇK’së. Rrjedhimisht, i bie se numri i mashtruesve të shkojë 45 mijë persona.

Sidoqoftë, për T7 Kryeprokuror Lumezi ka konfirmuar se aktakuza e veteranëve shkon këtyre ditëve në Gjykatë.

Skandali i listave të veteranëve doli në sipërfaqe pasi Elez Blakaj iku në Amerikë. Lëshoi pastaj edhe akuza se politika kishte ndikuar derisa kishte përmendur edhe emra politikanësh për të cilët ishte kërkuar të mos akuzoheshin. Kishte bërë gati aktakuzën por nuk e kishte dërguar në Gjykatë.

Pas kësaj, ka pasur protesta nga shoqëria civile, me kërkesë për shkarkimin e Lumezit.

Megjithëkëtë, Kryeprokurori thotë se protestat e qytetarëve janë legjitime, veçse nuk e ka menduar për dorëheqjen.

Veteranët e rrejshëm i shkaktojnë dëme shtetit të Kosovës së paku 40 milionë euro në vit. Ende askush s’ka shkuar s’është dënuar dhe as nuk ka shkuar në burg pse ka përfituar kundërligjshëm statusin e veteranit të luftës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?