Kryediplomati Pacolli bën diplomaci me thënie të moçme e fjalë emocionale

Kryediplomati Pacolli bën diplomaci me thënie të moçme e fjalë emocionale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka ngjeshur aktivitetin e tij në rrjetin social Facebook, duke postuar në një gjuhë shpesh jodiplomatike, shkruan Periskopi. Gjuha diplomatike njihet si gjuhë e kujdesshme dhe e pangarkuar me emocione, por për një gjë të tillë nuk i bën kryetarit të AKR-së. Së fundi, Pacolli shkroi në lidhje me […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka ngjeshur aktivitetin e tij në rrjetin social Facebook, duke postuar në një gjuhë shpesh jodiplomatike, shkruan Periskopi.

Gjuha diplomatike njihet si gjuhë e kujdesshme dhe e pangarkuar me emocione, por për një gjë të tillë nuk i bën kryetarit të AKR-së.

Së fundi, Pacolli shkroi në lidhje me dorëheqjen e deputetit Labinot Tahiri nga partia e tij, duke thënë se ai do të jetë pjesë e AKR-së, përkundër thashethemeve dhe konspiracioneve. Edhe në këtë postim, ai i referohet thënies së famshme “qentë lehin, karvani ecën përpara!” por duke e përmendur vetëm pjesën e dytë të kësaj thënieje. Biles, në vend se ta shkruajë “karvani” ai e ka shkruar “karavani”, fjalë që ka kuptim tjetër.

“Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR, për kundër thashthëmeve dhe konspiracioneve. Karavani ecën përpara!!!!”

Në një tjetër postim, gjatë një interviste për një medium, Pacolli ka shkruar me krekosje: “Unë jam një libër i hapur, i pastër si loti” duke dashur të ndjellte idenë se është i pakorruptuar dhe se nuk ka për të fshehur asgjë. Por, së fundi në medie po qarkullojnë fatura të shumta të Qeverisjes Thaçi 1 gjatë vitit 2011, e në të cilat edhe Pacolli del ta ketë dëmtuar buxhetin e shtetit, madje në vetë hotelin e tij.

Duke kritikuar pjesëmarrjen e vogël në festivalin e mbajtur para disa javësh të Sunny Hill në Prishtinë, Pacolli shërbehet me një thënie tjetër të moçme:

“Nuk të bën profet, fshati yt!”

Në një status tjetër në Facebook që i dedikohet festës së Bajramit, ai shfaqet me shumë djem e burra të familjes së tij – duke u shfajësuar për mungesën e grave, se ato ishin bashkuar poashtu por në një vend tjetër.

Duke qenë se komentet në profilin e tij në Facebook ishin mjaft negative, Pacolli nuk është ndjerë mirë, dhe ka shpërthyer në Facebook duke thënë që ua dedikon postimet “ekskluzivisht” miqve të tij, edhe pse ai është zëvendëskryeministër i gjithë qytetarëve të Kosovës.

Postimet e mia në Fb tim janë të dedikuara ekskluzivisht për miqtë e mi. Ata që nuk i duan, nuk janë të detyruar t’i lexojnë ato. Disa komentues kanë frikë se mos po abuzohët më buxhetin e shtetit! Nga unë kurrë mos keni frikë për këtë çështje, unë jetoj nga rezultatet e punës sime të gjatë dhe të mundimshme! Faleminderit! – shkruan ai.

Ndërkohë, thënia e fundit që do të ndajmë me lexuesit e Periskopit është ajo e një filantropisti:

“Kur mund të jepni, jepni. Kur nuk mund të jepni, mos merrni”.

Por, çështja është: si mund të japin nëse askush nuk merr? Ose, a nënkupton kjo se z.Pacolli iu thotë “mos merrni” njerëzve të cilëve iu jep. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?