Kreu i Bujanocit: Krejt Lugina t’i bashkohet Kosovës, jo vetëm Presheva

Kreu i Bujanocit: Krejt Lugina t’i bashkohet Kosovës, jo vetëm Presheva

Kreu i komunës së Bujanocit, një nga politikanët kryesorë të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, deklaron se nëse Serbia i konsideron shqiptarët si elementë të huaj dhe nuk i dëshiron, atëherë zgjidhja mbetet që e gjithë Lugina t’i bashkohet Kosovës. Gjatë një interviste në “News 24”, Kamberi ka komentuar diskutimet në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufirit […]

Gjatë një interviste në “News 24”, Kamberi ka komentuar diskutimet në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufirit apo siç ekspertët politikë e quajnë ndryshim kufijsh.

“Në vazhdimësi Lugina e Preshevës ka pasur kërkesa politike drejtuar Beogradit për realizimin e të drejtave të shqiptarëve të cilat kanë hasur në vesh të shurdhër. Në asnjë moment kërkesat politike të Luginës së Preshevës nuk kanë qenë të atilla që të dëmtojnë pozitën e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Ne kemi kërkuar parimin e zbatimit të reciprocitetit në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë. Ndërkohë ka lindur ideja për korrigjimin e kufijve. Kjo ide tashmë është hedhur në opinionin publik Ne e kemi përkrahur si ide duke u bazuar edhe në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 në të cilin shqiptarët janë deklaruar për autonomi politiko territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Ne jemi në pritje të një përgjigje të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me ndryshimin apo mos ndryshimin e kufijve”, thotë ai.

Por politikani Shaip Kamberi thekson se nëse palët bien dakord për ndryshim kufijsh, atëherë Kosova duhet të kërkojë edhe Bujanocin dhe Medvegjën.

“Ajo që për ne në Luginen e Preshevës është me rëndësi dhe e kemi diskutuar edhe me presidentin Thaçi dhe me autoritetet e tjera në Kosovë është se në këto bisedime Lugina e Preshevës duhet të trajtohet si tërësi. Ideja e Serbisë për shkëmbim territoresh nënkupton dhënien e komunës së Preshevës në shkëmbim të 4 apo pesë komunave serbe që janë në veri dhe në brendësi të Kosovës. Besoj se edhe presidenti Thaçi nuk do ta pranojë këtë ide. E pranueshme për ne do të ishte që shqiptaret në tërësi t’i bashkohen Kosovës”.

I pyetur nëse ekziston opsioni që në marrëveshjen e re për shkëmbim territoresh Bujanoci dhe Medvegja të mos i bashkohen Kosovës, Shaip Kamberi shprehet se “ky është një opsion gjysmë zyrtar, por ne besojmë se prapa këtij opsioni qëndron vetë presidenti Vuçiç”.

Duke i kërkuar që të shprehet qartë nëse e mbështet ndryshimin e kufijve, kreu i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi i referohet sërish aspiratës së shprehur në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.

“Ne si parti politike ekzistojmë që në vitin 1990. Politika jonë e zgjidhjes së problemeve duke marrë pjesë në institucione nuk ka dhënë rezultat të mjaftueshëm. Lufta e UCPMB që ishte një nxitëse më e madhe e realizimit të të drejtave tona dha pjesërisht rezultate. Dialogu që kemi me Brukselin pas përfundimit të konfliktit po ashtu ka qenë shumë modest. Prandaj nëse Serbia nuk ka treguar në të gjithë këto vite gatishmëri politike për t’i integruar 80 mijë shqiptarët e Luginës së Preshevës atëherë është mëse e qartë se ajo na konsideron elementë të huaj, nuk na dëshiron dhe nëse nuk na dëshiron atëherë zgjidhja mbetet që ne t’i bashkohemi trungut tonë kombëtar”, deklaron kreu i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi për “News 24”. /BW

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?