Kosova do të mbetet pa Trepçën: Shkaku i menaxhimit të keq, ajo po falimenton

Kosova do të mbetet pa Trepçën: Shkaku i menaxhimit të keq, ajo po falimenton

Kombinati metalurgjik Trepça aktualisht po përballet me vështirësi të mëdha të funksionimit, me nivel të ulët të prodhimit dhe me mos menaxhim të duhur. E gjithë kjo situatë, thuhet se po sjell ndërmarrjen në krizë dhe afër falimentimit. Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë se […]

Kombinati metalurgjik Trepça aktualisht po përballet me vështirësi të mëdha të funksionimit, me nivel të ulët të prodhimit dhe me mos menaxhim të duhur. E gjithë kjo situatë, thuhet se po sjell ndërmarrjen në krizë dhe afër falimentimit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka probleme në kombinatin metalurgjik Trepça dhe kjo do të vazhdojë edhe për një kohë.

“Momentalisht Trepça po kalon në një periudhë të vështirë. Ka problem me prodhim, ka probleme me kapacitete prodhuese, ka probleme me menaxhim, ka probleme me sindikatë. Edhe pse jemi mundur dhe kemi shikuar mundësitë e kapaciteteve prodhuese, por kjo nuk po ndodh në mënyrë të kënaqshme”, thotë Lluka.

Lluka shton si u kanë dhënë mundësitë menaxhmentit të Trepçës që së bashku me sindikatën t’i rishikojnë vendet e punës, që të lëvizin një pjesë të personelit nga ato pozita që janë të ndryshme dhe në mënyrë vullnetare t’i fusin në minierë, pasi që siç thotë Lluka “sa më shumë punëtorë në minierë rezulton edhe me rritje të prodhimit”.

Afër dy vjet që nga miratimi i Ligjit për Trepçën, ende nuk janë përmbyllur të gjitha procedurat për fillimin e rimëkëmbjes dhe zhvillimin e kombinatit.

Kjo ndërmarrje, nënvizoi ministri Lluka, është duke kaluar në procese të shumta ligjore dhe se beson që në muajin tetor të kalojë miratimi i statusit të Trepçës në Kuvendin e Kosovës dhe të regjistrohet si shoqëri aksionare.

“Në momentin që kemi ardhur në Qeveri kemi shtuar dinamikën që të përfundojmë këtë aspekt ligjor, por kemi hasur në disa probleme mes sindikatës dhe bordit, ku rezultojë me një grevë nga sindikata. Por, jemi ulur dhe kemi arritur një pajtim që brenda tre muajve t’i zgjidhim ato problem. Komisionet për zgjidhjen e problemeve janë formuar para një muaj dhe janë në fillim të punës dhe kemi kohë që brenda dy muajve të arrihet marrëveshja”, thotë Lluka.

Përfundimi i të gjitha proceseve ligjore me kombinatin Trepça, shton ministri Lluka, do t’i hapë rrugë zhvillimit shumë më të lehtë të “Trepçës” përmes investime private kapitale.

Minatorët e Trepçës në muajin e korrik patën hyrë në grevë për disa ditë për shkak të mospajtimeve që ata kishin pasur me draft-statutin e kombinatit Trepça, të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Shyqri Sadiku, kryetar i sindikatës së Trepçës, tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet kanë neglizhuar proceset për rimëkëmbjen e Trepçës.

Ai thotë se në formën si po menaxhohet Trepça, po shkohet drejt falimentimit.

Sadiku shton se më të gjithë këto probleme janë të njoftuar institucionet kompetente, por që askush nuk ka vullnet që të merret me zgjidhjen e tyre.

“Trepça që nga viti 2014 është duke punuar me rënie të prodhimit, ka rënie drastike. Krahasuar vitin 2016 me vitin 2017, kemi gati për 27 për qind më pak prodhim, kjo është shqetësuese dhe e kemi potencuar. Fatkeqësisht edhe viti 2018, krahasuar me vitin 2017 ka rënie. Për vitin 2018 vetëm në minierën e Stantërgut janë planifikuar prodhim 184 mijë tonë, por që ky plan nuk realizohet më shumë se 60 për qind”, thotë Sadiku.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, miniera prodhonte rreth 600 mijë tonë xehe në vit. Kurse sot, nga aty nxirren më shumë se 150 mijë tonë xehe.

Kombinati metalurgjik Trepça, gjendet në komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Përveç aseteve në Kosovë, 31 prona të këtij kombinati gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë këtu fabrika, zyra dhe objekte tjera.

Trepça ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi. Por, që nga pas lufta është përballur me probleme të shumta që asnjëherë nuk arriti të rimëkëmbet. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?