KOSID: Hidrocentralet rrezikojnë degradimin ambiental

KOSID: Hidrocentralet rrezikojnë degradimin ambiental

Plani i Qeverisë së Kosovës për rritjen e kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtrishme po shihet me skepticizëm nga Konsorciumi i organizatave për zhvillim të qëndrueshëm (KOSID). Besfort Kosova, përfaqësues i konsorciumit në debatin mbi ndërtimin e hidrocentraleve në Kosovë tha se kapacitetet ujore të vendit nuk janë të mjaftueshme për […]

Besfort Kosova, përfaqësues i konsorciumit në debatin mbi ndërtimin e hidrocentraleve në Kosovë tha se kapacitetet ujore të vendit nuk janë të mjaftueshme për ndërtimin e shumë hidrocentraleve.

“Konkluzioni jonë kryesor është që Kosova nuk ka kapacitet kaq të madh për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve, posaçërisht hidrocentraleve të vogla. Kjo ndërlidhet edhe me faktin se Kosova për një vit ka 1 mijë e 500 metër kub ujë për kokë banori por edhe për shkak të vetë reliefit të Kosovës që është vend-burim i ujërave dhe nuk kemi ndonjë lum të madh që kalon nëpër Kosovë”, tha Kosova.

Ai shtoi se në hulumtimin e bërë nga KOSID është vërejtur se zonat e mbrojtura mjedisore po rrezikohen nga planet për ndërtimin  e hidrocentraleve.
“Ne si KOSID nuk jemi kundër hidrocentraleve por qëndrojmë në atë se ato duhet të ndërtohen në vende të caktuara ku nuk e bëjnë degradimin e ambientit dhe ku nuk e dëmtojnë biodiversitetin dhe nuk shkaktojnë probleme të ndryshme mjedisore, sidomos në tharjen e lumenjve apo edhe në dëmtimin e ujërave nëntokësorë”, shtoi ai.

Sipas Kosovës Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka paraparë që të ndërtohen 77 hidrocentrale të reja në kuadër të asaj që deri në vitin 2020 të plotësohet norma prej 25 për qind e burimeve të ripërtritshme të energjisë ku momentalisht Kosova i ka vetëm 5 për qind

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?