Komuna e Preshevës po kërkon bashkim me Kosovën, por i kishte ndarë “Mirënjohje” presidentit Vuçiq

Në një vizitë që i kishte bërë komunës së Preshevës, Presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishte marrë madje edhe mirënjohje nga kryetari i mëhershëm i kësaj komune, Ragmi Mustafa, shkruan Periskopi. Ky i fundit kishte deklaruar se Vuçiqi, atëkohë kryeministër, ishte i vetmi serb që kishte bërë një vizitë të tillë në Preshevë – duke e […]
Në një vizitë që i kishte bërë komunës së Preshevës, Presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishte marrë madje edhe mirënjohje nga kryetari i mëhershëm i kësaj komune, Ragmi Mustafa, shkruan Periskopi.
Ky i fundit kishte deklaruar se Vuçiqi, atëkohë kryeministër, ishte i vetmi serb që kishte bërë një vizitë të tillë në Preshevë – duke e justifikuar veprimin e tij.

Ragmi Mustafa u pa dje në praninë e delegacionit nga komunat që po e mbështesin Thaçin në përpjekjen e tij për ‘korrigjim kufijsh’.
Vetë Mustafa kishte deklaruar disa ditë më parë, se Presheva po kërkonte të bashkohej me Kosovën shkaku i diskriminimit që iu bëhet në Serbi – duke harruar krejtësisht që para dy vitesh, e kishte nderuar Aleksandër Vuçiqin me mirënjohje.












