Komandanti i KFOR’it: Ja pse nuk intervenuam për heqjen e barrikadave në Drenicë

Komandanti i KFOR’it: Ja pse nuk intervenuam për heqjen e barrikadave në Drenicë

Komandanti i KFOR’it Salvatore Cuouci, ka thënë se ata ishin të gatshëm të intervenojnë gjatë vizitës së Aleksandër Vuçiqit në Kosovë. Ai i ka thënë televizionit serb First, se ka qenë vendim i institucioneve të Kosovës, që të ndalonin Vuçiqin për të shkuar në fshatin Banjë të Skënderajt. “Ne kemi qenë të gatshëm për çdo […]

Komandanti i KFOR’it Salvatore Cuouci, ka thënë se ata ishin të gatshëm të intervenojnë gjatë vizitës së Aleksandër Vuçiqit në Kosovë.

Ai i ka thënë televizionit serb First, se ka qenë vendim i institucioneve të Kosovës, që të ndalonin Vuçiqin për të shkuar në fshatin Banjë të Skënderajt.

“Ne kemi qenë të gatshëm për çdo situatë, megjithëse kemi qenë numër tre sa u përket përgjegjësive. E par aka qenë Policia e Kosovës, pastaj EULEX dhe në fund ne. Mirëpo, kemi qenë të gatshëm për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej si dhe kemi qëndruar në pikën kufitare ku ka kaluar Vuçiq për të krijuar ambient të sigurt. Mirëpo, në përgjithësi gjithçka ka shkuar në rregull, përjashtuar rastin e fshatit Banjë. Meqenëse ky fshat ndodhet në një lokacion që ka një histori nga lufta e fundit, ka pasur polici aty mirëpo duke qenë se ka pasur edhe protestues, për ne, ka qenë e mirëseardhur vendimi i presidentit tuaj që të mos shkojë në atë fshat. Nëse ne do të intervenonim, situata do të ishte shumë më ndryshe. Në fund u gjet zgjidhja edhe për këtë dhe për ne ka qenë një veprim mirë i menduar, pra mosshkuarja e Vuçiqit në Banjë”, ka thënë ai për median serbe, nëpërmjet skype, shkruan Periskopi.

“Në çdo rast, ne kuptohet që ishim të gatshëm të intervenonim por për këtë na duhej një leje zyrtare’, ka thënë ai.

Sipas tij, gjëja më e rëndësishme ka qenë që askush të mos lëndohej gjatë vizitës së Vuçiq në Kosovë.

‘Çështja primare ka qenë siguria e presidentit, anulimi i kësaj vizite ka ‘anuluar’ edhe situate tjera problematike të cilët mund të ndodhnin në atë vend’, ka thënë ai, shkruan Periskopi.

Ai ka shtuar se KFOR ka qenë i pranishëm në vendin ku janë vendosur barrikadat, afër fshatit Banjë dhe ishte i gatshëm të ndërhynte në çdo situatë, pork a thënë se më mirë është ‘që gjithçka ishte nën kontroll dhe në këtë mënyrë janë evituar konfliktet mes vizitorëve dhe protestuesve”.

Ai ka thënë gjithashtu se Policia e Kosovës janë përkujdesur mjaft mirë për sigurinë e presidentit serb si dhe kanë anashkaluar çdo lloj provokimi.

“E them edhe njëherë se KFOR ka qenë i gatshëm të intervenojë edhe tek barrikadat, por meqenëse u mor vendimi nga institucionet e Kosovës që vizita e presidentit tuaj të anulohet në fshatin Banjë, më pas gjithçka shkoi në rregull dhe them edhe një herë se kjo është më e rëndësishmja”, ka shtuar ai./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?