Kocinajçiq tregon se kur do të mbahet takimi i radhës Thaçi – Vuçiq

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përafaqësues së lartë të BE;së, Federica Mogherini, ka thënë se ka shumë vështirësi të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo nuk ka komentuar mosmbajtjen e takimit të sotëm në Bruksel mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, pork a thënë se të dy ia kanë […]
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përafaqësues së lartë të BE;së, Federica Mogherini, ka thënë se ka shumë vështirësi të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo nuk ka komentuar mosmbajtjen e takimit të sotëm në Bruksel mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, pork a thënë se të dy ia kanë konfirmuar Mogherinit se do të mbeten të përkushtuar për të vazhduar përpjekjet për dialog dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
Është e qartë se është shumë e vështirë. U kemi thënë të dy presidentëve të vazhdojnë dialogun në mënyrë që të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve.E dimë që të dy presidentët janë të përkushtuar në këtë. Përfaqësuesja e Lartë do të caktojë takimin e ardhshëm mes të dy palëve . Takimi i radhës do të ndodhë javët e ardhshme.Është e qartë se ka shumë punë për t’u bërë por do të vazhdohet në këtë “, ka thënë Kocijanciq. /Periskopi/












