Këto janë Ministritë më të suksesshme të Qeverisë, sipas AVONET

Këto janë Ministritë më të suksesshme të Qeverisë, sipas AVONET

AVONET, ka matur performancën e Ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe duke monitoruar edhe punën e tyre, ndërsa tri nga të gjitha ministritë dalin me performancën me të mirë për këta muaj të qeverisjes. Sipas AVONET Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka  marr disa vendime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. “Njëri ndër këto ka qenë […]

AVONET, ka matur performancën e Ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe duke monitoruar edhe punën e tyre, ndërsa tri nga të gjitha ministritë dalin me performancën me të mirë për këta muaj të qeverisjes.

Sipas AVONET Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka  marr disa vendime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe.

“Njëri ndër këto ka qenë edhe vendimi për mbrojtjen e prodhimeve vendore, marrjen e masave mbrojtëse nga importuesit si dhe masat mbrojtëse të konsumatorëve duke aktivizuar qendrën e thirrjeve për konsumator 24 orë, ( që deri më tani nuk ishte),ndërsa po bën edhe shqyrtimin e shpejt të ankesave të qytetarëve brenda 24 orëve”, thuhet në njoftim.

Vendim mjaft i rëndësishëm i kësaj ministrie sipas AVONET është edhe tek rasti i lodrave të fëmijëve ku ishte konstatuar si shumë i rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, me ç’rast është bërë edhe ndalimi i importimit të këtyre lodrave.

“Kjo ministri ka bërë fuqizimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte të favorshme, shqyrtimi i lëndëve të mbetura që ishin një numër i madh i tyre, nëpër departamentet e MTI-së si p.sh ai në akreditimit, të cilët bizneset janë ballafaquar me problem të theksuara si dhe krijimi i politikave të favorshëm për lehtësimin e shërbimeve për qytetarë dhe biznese”.

AVONEt si Ministrinë me performancë të mirë ka renditur edhe atë të  Shëndetësisë e që sipas tyhre kjo ministri e cila ishte e ballafaquar me një numër të madh të problemeve dhe pakënaqësi tek qytetarët, si mungesa e aparaturës, shërbime jo të mira shëndetësore, mos marrja e masave ndëshkuese ndaj stafit shëndetësor, ishin prej problemeve në këtë ministri.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë, janë pajisur disa klinika me aparatura të reja sic është ajo Gjinekologjisë, klinika e Kirurgjisë Torakale, Kirurgjia Vaskulare si dhe është bërë edhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe rritje e disiplinës brenda stafit shëndetësor”.

Ministria e Forcës së Sigurisë të Kosovës, është njëra prej që është në procesin e transformimit të saj, ku është e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e përmbushjeve të kritereve për transformimin e FSK.

“Kjo ministri ka arrit që të përmbush kriteret dhe të zhvilloj politika të favorshme, po ashtu si një prej institucioneve më të besuar tek qytetarët”, thuhet në komunikatë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?