Këshilltari i Trump: S’pranojmë gjykatë ndërkombëtare, nëse ndjek amerikanët do ta penalizojmë

SHBA kanë kërcënuar me futje të sanksioneve kundër gjykatësve dhe prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), nëse i ndjekin amerikanët, izraelitët apo aleatët tjerë të Uashingtonit. “Do të ndalojmë hyrje në SHBA atyre gjykatësve dhe prokurorëve. Do të ndërmarrim sanksione kundër pasurive të tyre në sistemin financiar amerikan dhe do të nisim procedurë kundër tyre […]
“Do të ndalojmë hyrje në SHBA atyre gjykatësve dhe prokurorëve. Do të ndërmarrim sanksione kundër pasurive të tyre në sistemin financiar amerikan dhe do të nisim procedurë kundër tyre në sistemin tonë gjyqësor”, ka thënë këshilltari i presidentit amerikan për siguri kombëtare John Bolton duke e kritikuar Gjykatën Ndërkombëtare.
Bolton, në adresim organizatës konservative Federalist Society në Uashington e ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare të ngarkuar të gjykojë për krime të luftës dhe kundër njerëzimit, anëtar i të cilës është Uashingtoni, se është “jo legjitim”, dhe se SHBA nuk do të bashkëpunojnë me të, nuk do të ofrojnë ndihmë dhe nuk do të jenë anëtarë të saj.
Siç ka thënë, ajo për SHBA është “tashmë e vdekur”, transmeton Insajderi.com.
Bolton ka thënë se Gjykata është “joefikase, e papërgjegjshme, dhe thjesht e rrezikshme”, dhe e ka dënuar mundësinë që të kryhet hetimi kundër ushtarëve amerikan të cilët kanë shërbyer në Afganistan.
“Në çdo moment GJNP mund të paralajmërojë hapjen e hetimeve zyrtare kundër patriotëve tanë amerikan”, ka thënë Bolton.
Ai ka thënë se me rastin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, pas të cilave filloi operacioni në Afganistan, dëshiron ta përcjellë mesazhin e qartë të presidentit të SHBA.
“SHBA do të përdorë të gjitha masat e nevojshme për t’i mbrojtur bashkatdhetarët tanë dhe bashkatdhetarët e aleatëve tanë nga ndjekja e padrejtë nga ana e kësaj Gjykate jo legjitime”, ka thënë Bolton.
Ai ka paralajmëruar edhe për hetimet e mundshme të cilat do të merreshin me izraelitët të cilat i ka nisur Palestina.
Presdienti amerikan Bill Clinton e ka nënshkruar Statutin e Romës me të cilin është themeluar kjo Gjykatë, ndërsa trashëgimtari i tij George Bush i riu e tërhoqi atë nënshkrim, duke e theksuar frikën se amerikanët mund të kenë gjykim jo të drejtë për shkaqe politike.












