Këshilltari i Pacollit vonohet në përkujtimin e 11 shtatorit, shpejt e shpejt poston një thënie presidenciale

Dje janë bërë 17 vjet nga kryerja e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku humbën jetën më shumë se tre mijë qytetarë. Kjo ngjarje u kujtua edhe në Kosovë me aktivitete e deklarata të ndryshme. I vetmi që është kujtuar vonë për këtë ngjarje të rëndësishme botërore, është këshilltari […]
Zyberaj, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit një ditë me vonë.
Tek sot, atij i është kujtuar ta publikojë një thënie të ish-presidentit amerikan, George Bush, për sulmet ku humbën jetën mijëra njerëz.
“Amerika i ka mposhtur edhe më parë armiqtë, edhe këtë radhë kështu do të bëjmë. Askush prej nesh nuk do ta harrojë këtë ditë, por do të ecim përpara për të mbrojtur lirinë dhe gjithçka të mirë dhe të drejtë në botën tonë”, është thënia e Bushit që citohet nga Zyberaj.
Përveç kësaj thënie të ish-presidentit amerikan, këshilltari i Pacollit nuk ka shkruar asnjë fjalë të vetën për 11 shtatorin.
Më 11 shtator të vitit 2001, u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, ku me aeroplan të rrëmbyer nga terrorist u shembën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua Pentagoni, ku humbën jetën më shumë se tre mijë qytetarë./Periskopi












