Këshilltari i Kadri Veselit kërkon që opozita të ketë mëshirë ndaj Hashim Thaçit

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerim Latifi ka bërë një shkrim tjetër në një gazetë online në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Periskopi. Latifi në shkrimin e titulluar “Dy rrugët e shtetit” beson që ekzistojnë vetëm dy rrugë para të cilave ndodhet vendi. E para është vazhdimi i status […]
Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Blerim Latifi ka bërë një shkrim tjetër në një gazetë online në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Periskopi.
Latifi në shkrimin e titulluar “Dy rrugët e shtetit” beson që ekzistojnë vetëm dy rrugë para të cilave ndodhet vendi. E para është vazhdimi i status quo-së, si rrjedhojë e mos-njohjes formale nga Serbia dhe mos-arritjes së marrëveshjes përfundimtare me vendin fqinj, ndërsa e dyta është rruga e propozuar nga presidenti Thaçi, e që ka të bëj me ndarjen e Kosovës në baza etnike.
Ai merret gjerë e gjatë me opozitën, për të cilën beson se kundërshtimin e beson në “inatet e mëhershme politike” ndaj presidentit Thaçi. Ai fton opozitën që të tejkalojë “inatet” në të mirë të vendit, duke i dhënë të drejtë absolute presidentit dhe kryetarit të kuvendit të cilit i shërben. Ai e quan një gjest të tillë si “Suspendimi i përkohshëm i hasmërive politike” – e që padyshim, do t’i shkonte në favor dy liderëve politikë, njëri kryetar e tjetri ish kryetar i PDK-së.
Lexoni shkrimin e plotë duke klikuar këtu.












