Kërkesa e prokurorisë ndaj gjykatës për vrasësin e punëtorit të AKI-së

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit V. I, në lidhje me vrasjen e cila ndodhi mëngjesin e kaluar në ndërtesën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka. “Po është bërë kërkesa nga ana e prokurorisë, masa e […]
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.
“Po është bërë kërkesa nga ana e prokurorisë, masa e kërkuar është ajo e paraburgimit”, tha Beka.
Valon Ibërdemaj kishte marrë peng një vajzë gjatë tentimit për të ikur nga vendi i ngjarjes.
Por pas negocimeve me sigurimin e AKI-së ai ishte dorëzuar.
Mbrëmë është raportuar se Ibërdemaj ka treguar që vrasjen e ka kryer pas një tallje që i ishte bërë nga viktima.
“I dyshuari e ka pranuar vrasjen. Ka thënë se viktima i ka lëshuar një fjalë dhe ky në vend ka nxjerr revolën dhe e ka qëlluar. I dyshuari ka thënë se ‘nuk di gjë vetëm më janë terru sytë’”, kishte treguar ky burim.












