Kelmendi: Nëse je shqiptar nga Kosova duhet të paguash pesëfish më shtrenjtë për taksën në Rrugën e Kombit

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, ka marrë vendim për vendosjen e tarifës në autostradën Milot-Morinë, ku dallimi në pagesë për kuksianët dhe kosovarët është mjaft i madh. Nga 17 shtatori 2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë, ku invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë […]
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, ka marrë vendim për vendosjen e tarifës në autostradën Milot-Morinë, ku dallimi në pagesë për kuksianët dhe kosovarët është mjaft i madh.
Nga 17 shtatori 2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë, ku invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër.
Është bërë e ditur se tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).
Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh. Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në.
E për këtë, ka reaguar gazetari Adriatik Kelmendi, i cili ka thënë se Edi Rama po ia cakton vlerën shqiptarit.
“Nëse je shqiptar nga Kosova duhet të paguash pesëfish më shtrejtë se një shqiptar nga Shqipëria”, ka shkruar Kelmendi.
Ai ka thënë se taksa e Rrugës së Kombit në vlerë 5 euro në një drejtim për ata që vijnë nga Kosova, kurse vetëm 1 euro për ata nga Kukësi, është diskriminim i turpshëm dhe i pashëmbullt.
“Edi Rama ia cakton vlerën shqiptarit.
Nëse je shqiptar nga Kosova duhet të paguash pesëfish më shtrenjtë se një shqiptar nga Shqipëria!!!
Taksa e Rrugës së Kombit 5 euro në një drejtim për ata që vijnë nga Kosova, kurse vetëm 1 euro për ata nga Kukësi.
Çfarë diskriminimi i turpshëm dhe i pashembullt.
Plus që të ardhurat për kokë banori në Kosovë janë më të vogla se ato në Shqipëri”, ka shkruar Kelmendi në facebook.












