Kandidati për president goditet me thikë në tubim

Kandidati presidencial i ekstremit të djathtë në Brazil i ka mbijetuar një operacioni pasi u godit nga një sulmues “socialist”, i cili tha se po vepronte për një “mision nga Zoti” gjatë një tubimi elektoral. Në media dolën pamjet e momentit kur kandidati për president, Jair Bolsonaro u qëllua me thikë në stomak në mes […]
Kandidati presidencial i ekstremit të djathtë në Brazil i ka mbijetuar një operacioni pasi u godit nga një sulmues “socialist”, i cili tha se po vepronte për një “mision nga Zoti” gjatë një tubimi elektoral.
Në media dolën pamjet e momentit kur kandidati për president, Jair Bolsonaro u qëllua me thikë në stomak në mes të një turme në Juiz de Fora, Minas Gerais, në juglindje të Brazilit.
#eleições2018 | O candidato Jair Bolsonaro sofreu um atentado agora em Juiz de Fora. Segundo seu filho, Flavio Bolsonaro, o candidato foi atingido por uma facada superficial, mas passa bem pic.twitter.com/5a9VM3Ap5X
— EL PAÍS Brasil (@elpais_brasil) September 6, 2018
63-vjeçari u transferua në kujdesin intensiv pasi kaloi një procedurë për lëndime të rënda të brendshme dhe tani është në situatë të qëndrueshme dhe jashtë ‘rrezikut akut”.
Një i dyshuar 40 vjeçar, i identifikuar nga policia si Adélio Bispo de Oliveira, është arrestuar gjatë sulmit, duke pretenduar se ai nuk ishte normal mendërisht.
Oliveira u tha se ishte anëtari i partisë së majtës, PSOL, e cila ka qëndruar në pushtet nga viti 2007 deri në 2014.
Në faqen e tij të Facebook, sulmuesi kohët e fundit ka postuar mesazhe që kritikojnë Bolsonaron dhe mbështetjen e qeverisë socialiste të presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë.












