Kadri Veseli thyen heshtjen: Kjo ishte arsyeja pse kundërshtova vizitën e Vuçiqit te Ujmani

Kadri Veseli thyen heshtjen: Kjo ishte arsyeja pse kundërshtova vizitën e Vuçiqit te Ujmani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se ka qenë kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ujman, pasi sipas tij, një veprim i tillë nuk i kontribuon paqes dhe dialogut në këtë kohë, raporton Periskopi. Sipas tij, demonstrimi mbi pendën e Ujmanit ka qenë […]

Sipas tij, demonstrimi mbi pendën e Ujmanit ka qenë demonstrim i pastër i logjikës së hegjemonisë politike, por po ashtu edhe kundër çdo rregulli të sigurisë, pasi nuk ka asnjë lloj praktike demokratike që garanton masa të sigurisë për të mbajtur konferencë shtypi mbi pendë.

Tutje, ai shkruan se vizita e tij u bë mirë që ndodhi, sepse edhe një herë sipas tij, u dëshmua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit. Se ata nuk vijnë për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për ta promovuar vetën. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore.

Lexoni të plotë publikimin e tij:

Paqja dhe fqinjësia e mirë kanë qenë dhe mbesin qëllime themelore të shtetit të Kosovës. Kosova beson se rruga e dialogut dhe bashkëpunimit është alternativa e vetme e mundshme për të tejkaluar mospajtimet nga e kaluara dhe për të ecur përpara në rrugën euro-atlantike. Në frymën e këtyre parimeve, ne kemi marrë vendim që të lejojmë vizitën e Presidentit të Serbisë.

Në bazë edhe të traditës shtetërore, nuk kam dashur të deklarohem para përfundimit të vizitës së tij në Kosovë.

Dua të theksoj se kam qenë kundër vizitës së tij në Ujman, pasi kam konsideruar se një veprim i tillë nuk i kontribuon paqes dhe dialogut në këtë kohë. Por, me insistimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, e lejuam.

Konsideroj se demonstrimi mbi pendën e Ujmanit ka qenë demonstrim i pastër i logjikës së hegjemonisë politike, por po ashtu edhe kundër çdo rregulli të sigurisë, pasi nuk ka asnjë lloj praktike demokratike që garanton masa të sigurisë për të mbajtur konferencë shtypi mbi pendë.

Gjithsesi, vizita e tij konsideroj se u bë mirë që ndodhi, sepse edhe një herë u dëshmua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Millosheviqit. Se ata nuk vijnë për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për ta promovuar vetën. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore.

Tentimet për të na bllokuar në ecjen tonë, vizitat e shpeshta me tone provokuese në këto 19 vjet, na dëshmojnë se ne duhet të mendojmë dhe angazhohemi edhe më shumë për forcimin e shtetit të Kosovës.

Ne tani jemi në një fazë tejet të rëndësishme të dialogut me Serbinë. Zhvillimet e këtyre dy ditëve lidhen me fazën finale të dialogut dhe duhet të na bëjnë bashkë të gjithëve që të jemi sa më të përgatitur për sfidat që na presin.

Kosova, qytetarët e saj, edhe sot e kanë dëshmuar se nuk kanë asgjë kundër serbëve. Por, kanë qenë dhe janë kundër sjelljeve provokuese të kujtdo qofshin ato. Dua t’i falënderoj ata për sjelljen e treguar këto dy ditë, e po ashtu edhe Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për një menaxhim të situatës, në përputhje me detyrat dhe ligjet në fuqi.

Ne duam që shteti i Kosovës të ecë përpara, si shtet i pavarur, me integritet territorial të pacenuar dhe që sa më shpejt të bëhet anëtar i barabartë i OKB-së, BE-së dhe NATO-s. Ky vizion duhet të na bashkojë, prandaj edhe sot thërras që të ulemi e punojmë bashkë./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?