Juncker: Të jemi të bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Juncker: Të jemi të bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i bëri thirrje të mërkurën Bashkimit Evropian që të jetë i bashkuar sa i përket Ballkanit Perëndimor, për te penguar ndërhyrjet e faktorëve të tjerë në rajon. Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian. “Duhet të jemi bashkë kur […]

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i bëri thirrje të mërkurën Bashkimit Evropian që të jetë i bashkuar sa i përket Ballkanit Perëndimor, për te penguar ndërhyrjet e faktorëve të tjerë në rajon.

Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian.

“Duhet të jemi bashkë kur flitet për Ballkanin Perëndimor, njëherë e përgjithmonë. Nëse nuk e bëjmë, atëherë ky rajon fqinj i afërt me ne do të formësohet nga të tjerët”, tha presidenti Juncker.

Gjashte vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Zyrtarë të lartë evropianë u kanë bërë thirrje disa herë gjatë këtij viti vendeve të rajonit që të përfitojnë nga përpjekjet e reja të Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë vitin e ardhshëm.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi shihen si të parat në procesin e integrimeve. Bashkimi Evropian është shprehur në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim më Shqipërinë, por duke e shtyrë vendimin për qershorin e viti të ardhshëm, në pritje të përparimeve të mëtejshme të vendit veçanërisht, lidhur me reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po në qershor të vitit të ardhshëm pritet hapja e negociatave me Maqedoninë, nëse ajo miraton ndryshimin e emrit të saj kushtetues në Republika e Maqedonisë Veriore, sipas marrëveshjes së arritur me Greqinë.

Kosova mbetet e fundit në proceset integruese. Në të gjitha proceset ajo përballet edhe me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej, pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj që kundërshtohet nga Beogradi me të cilin Prishtina është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve – kusht për të dyja palët për integrimet evropiane.

Presidenti Juncker, tha se Komisioni do të jetë i ashpër ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që nuk respektojnë sundimin e ligjit, mes shqetësimesh se Polonia dhe Hungaria nuk respektojnë parime demokratike të Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalimit vjetor ai tha se neni i 7-të Bashkimit Evropian, një proces që mund të çojë në sanksione siç është pezullimi i të drejtës së votës në Këshillin Evropian, duhet të zbatohet sa herë që kërcënohet sundimi i ligjit.

Presidenti, Juncker i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shtrëngojë muskujt si një fuqi botërore, duke thënë se marrëveshja që arriti me presidentin amerikan, Donald Trump, për të shmangur një luftë transatlantike tregtare nuk ishte “kurrfarë befasie”, pasi ai foli në emër të një Evrope të bashkuar.

Duke vënë në dukje pikëpyetjet e shumë vendeve lidhur me rolin e Uashingtonit si udhëheqës ekonomik botëror, ish-kryeministri i Luksemburgut, mbrojti idenë që Euroja duhet ta sfidojë dollarin si monedhën udhëheqëse në botë, duke e quajtur ‘absurd’ faktin se BE-ja paguan për shumicën e energjisë së saj në monedhë amerikane, edhe pse e ble atë kryesisht nga Rusia dhe vendet e Gjirit. Ai tha se kompanitë ajrore duhet gjithashtu të blejnë avionë në euro, e jo në dollarë.

Zoti Juncker, i cili po hyn në vitin e fundit si president i Komisionit Evropian, tha se BE-ja duhet të ofrojë marrëveshje të tregtisë së lirë me gjithë kontinentin afrikan, dhe një aleancë investimesh.

Ai propozoi forcimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian me 10 mijë trupa për të penguar migruesit ekonomikë që kanë nxitur nacionalizmat kundër BE-së. /VoA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?