Johnson: SHBA nuk ka vija të kuqe si Gjermania për çështjen e kufijve mes Kosovës e Serbisë

Senatori amerikan Ron Johnson në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe ka dërguar disa mesazhe, që siç thotë ky medium, hedhin dritë të re në politikën e SHBA-së ndaj Serbisë, transmeton Koha.net Sipas fjalëve të tij zgjidhja Kosovë – Serbi, duhet të gjendet ndërmjet dy palëve në kontest. I pyetur rreth […]
Sipas fjalëve të tij zgjidhja Kosovë – Serbi, duhet të gjendet ndërmjet dy palëve në kontest.
I pyetur rreth paralajmërimeve për ndryshimin e kufijve, ai ka theksuar se është i shqetësuar për shkak të rrezikut se efekti domino është i ligjshëm.
Mesazhi kryesor ka të bëjë me qëndrimet e “ndryshme” të Berlinit e të Washingtonit.
“Do të thosha se Gjermania i ka tërhequr vijat e kuqe, ndërsa ne jo, ne përkrahim dialogun që e udhëheq Bashkimi Evropian në mënyrë që të afrohen dy palët. E përshëndesim dialogun, por nuk vëmë asnjë vijë“, ka theksuar Johnson.
Duke e komentuar deklaratën e Vuçiqit bë Kosovë “se Millosheviq është lider i madh”, ai ka thënë:
“Unë nuk do ta përshkruaja kështu Millosheviqin. Nuk do ta përshkruaj si lider të madh”, ka thënë Johnson
Ai ka theksuar se ndikimi i Moskës në rajon është për keqardhje, se qëllimi i Rusisë është ta destabilizojë rajonin, ndërsa për të ashtuquajturën qendër humanitare ruse –serbe, ka thënë se ajo nuk është qendër humanitare, por përpjekje për destabilizim të mëtejmë.
Johnson ka apeluar te kryetar serb që personelit të kësaj qendre mos t’i japë imunitet diplomatik.
“Besoj se Vuçiqi e ka marrë vendimin e vet. Unë e kam këshilluar”, ka thënë ai
Në fund Johnson ka theksuar se Tump dëshiron ta vizitojë Ballkani porse, ka shtuar “unë s’e bëj orarin e vizitave të tij dhe as nuk mund të flas për prioritetet që i ka”.












