Ismet Beqiri reagon ndaj daljes së Alternativës nga koalicioni: U bënë deputet përmes LDK-së, kurrë më koalicion

Ismet Beqiri reagon ndaj daljes së Alternativës nga koalicioni: U bënë deputet përmes LDK-së, kurrë më koalicion

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka reaguar pas daljes nga koalicioni me partinë e tij, të dy deputetëve të Alternativës, Ilir Dedës dhe Mimoza Kusari Lilës. Ai ka thënë që informacionin e ka marrë nga portalet, duke nënkuptuar se nuk janë informuar si duhet nga dy deputetët që funksionin në […]

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka reaguar pas daljes nga koalicioni me partinë e tij, të dy deputetëve të Alternativës, Ilir Dedës dhe Mimoza Kusari Lilës.

Ai ka thënë që informacionin e ka marrë nga portalet, duke nënkuptuar se nuk janë informuar si duhet nga dy deputetët që funksionin në kuadër të grupit të tyre parlamentar.

“Informacionin për daljen e tyre nga Grupi Parlamentar i LDK-së, e kam pa në portale, pra nuk kemi pas ndonjë informacion se kjo do të ndodhë. Ne e respektojmë të drejtën e tyre që të jenë të pavarur, dhe padyshim ajo ombrellë, siç ka deklaru kryetarja e Alternativës, siç e lexova ombrellë e madhe e quajtur LDK, padyshim që iu ka ndihmuar të bëhen deputetë”, ka thënë Beqiri,

Beqiri më tej ka nënkuptuar se LDK-ja ka bërë gabim që ka hyrë në koalicione parazgjedhore, duke e përmendur edhe AKR-në, e cila poashtu i doli nga koalicioni.

“LDK-ja pra e ka pas një koalicion parazgjedhor, dhe është hera e parë që LDK-ja ka pas koalicion parazgjedhor jo vetëm me Alternativën por edhe me AKR-në, dhe ndoshta kjo na bën me mendu më shumë që ky të mbetet i vetmi rast që LDK-ja ka bërë koalicion parazgjedhor. Paszgjedhor sigurisht që duhet të bëhet, pasi që në Kosovë është vështirë për të fituar zgjedhjet si parti e vetme”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?