Ish-pjesëtarë të UÇK’së në Drenicë, protestuan duke kërkuar pastrimin e listave të veteranëve

Ish-pjesëtarë të UÇK-së të brigadës 113 ‘Mujë Krasniqi’ e cila ka vepruar në kuadër të zonës operative të Drenicës, kanë protestuar në sheshin Skënderbeu me kërkesë largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve, njofton Klan Kosova Organizatori i kësaj protese, Faik Zogaj pati tri kërkesa nga kuvendi. ‘Kërkesat tona janë tri. […]
Ish-pjesëtarë të UÇK-së të brigadës 113 ‘Mujë Krasniqi’ e cila ka vepruar në kuadër të zonës operative të Drenicës, kanë protestuar në sheshin Skënderbeu me kërkesë largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve, njofton Klan Kosova
Organizatori i kësaj protese, Faik Zogaj pati tri kërkesa nga kuvendi.
‘Kërkesat tona janë tri. Kërkojmë që sa më shpejtë të pastrohet lista e veteranëve, jo të ketë manipulues dhe të bëhet një ligj për veteranët që të ketë parimet e veta. Çdo veteran t’i gëzojë të drejtat e veta. 170 euro i merr një veteran i vërtetë dhe të njëjtat i merr edhe një falsifator’.
Protestuesit kërkuan edhe shkarkimin e Aleksandër Lumezit.
‘Kërkojmë shkarkimin e Lumezit. Blakaj ka qenë i vetmi prokuror që ka marrë parasysh kërkesat tona, ai prokuror ka pasur fakte dhe ato i kemi edhe ne. Para tre muajsh Tomë Gashi gjeti shumë argumente që Sylejman Selimi është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e Dubravës. Sylejman Selimi e ka listën e vërtetë të te gjithë veteranëve. Ne kërkojmë edhe lirimin e tij’, vazhdoi Zogaj.
‘Sot erdhëm vetëm për njoftim. Nëse më 24 manipuluesve nuk iu ndalet rroga, atëherë do të bëjmë që t’iu ndalet edhe veteranëve të vërtertë. Nëse kryetari nuk na bën zgjidhje brenda 30 ditësh ne nuk do të ndalemi. Ne kemi luftuar për këtë vend. Në fund, lë t’ju ndalet pensioni të gjithë veteranëve deri në spastrimin e listave’.












