Ish-ministri dhe deputeti i Kosovës përfshihet në skandal seksual

Ish-ministri dhe deputeti i Kosovës përfshihet në skandal seksual

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq dyshohet se është përfshirë në një skandal seksual. Indeksonline mëson se Baliq, i cili për një kohë të shkurtër ushtroi edhe postin e zëvendës/ministrit në Qeverinë “Haradinaj”, ka abuzuar me një të mitur. Burime tona tregojnë se 60 vjeçari (1958) është përfshirë në një abuzim seksual me 17 […]

Indeksonline mëson se Baliq, i cili për një kohë të shkurtër ushtroi edhe postin e zëvendës/ministrit në Qeverinë “Haradinaj”, ka abuzuar me një të mitur. Burime tona tregojnë se 60 vjeçari (1958) është përfshirë në një abuzim seksual me 17 vjeçaren e komunitetit boshnjak, Selma M.

Rasti në fjalë është raportuar nga prindi i viktimës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, organet e sigurisë kanë intervistuar ish-zv/ministrin Baliq i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe Stacioni i Policisë së Kosovë në Pejë. Zëdhënësi për Informim në këtë rajon, Driton Rugova e ka konfirmuar rastin në fjalë.

“Po, është lajmëruar një rast për abuzim seksual me një të mitur. Rasti është në Prokurorinë e Shtetit. Personi nuk është arrestuar, por është vetdorzuar në polici dhe më pas prokurori përkatës e ka liruar të njëjtin në procedurë të rregullt”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Numan Baliq që nga paslufta njihej si numri një i boshnjakëve në Kosovë. Ai ishte deputetë në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Baliq ishte edhe ministër i Shëndetësisë në vitin 2003. Mirëpo, as ky post nuk i kishte zgjatur shumë.

Kryeministri i atëhershëm, Bajram Rexhepi  e kishte shkarkuar të njëjtin për disa arsye. E ky vendim e kishte irrituar tej mase Baliqin.

“Derisa as vetë kryeministri nuk është zgjedhur me procedurë ligjore, nuk ka të drejtë të më shkarkojë nga ky post”, kishte deklaruar ai, duke shtuar se prapa vendimit të kryeministrit Rexhepi për shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë qëndrojnë edhe strukturat e PDK-së.

Vlen të theksohet se  së fundmi Numan Baliq nuk arriti të ushtrojë detyrën e zv/ministrit për më shumë se 30 ditë.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar të njëjtin me 23 dhjetor.  “Shkarkimi i tij vie si rezultat i marrëveshjes politike që ekziston me partinë nga Komuniteti i të cilës vije z.Baliq”, ishte konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?