Ish-këshilltari i Thaçit flet kundër tij: Ai e këqyr veç interesin personal – dhe është mashtrues

Ish–këshilltari i Hashim Thaçit, Belul Beqaj, ka thënë se Thaçi e Haradinaj dallojnë vetëm në qasje, kanë motive të njëjta dhe janë njësoj manipulues. “Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë pozicione të kundërta lidhur me ndryshimin e kufijve në bisedimet me Serbinë, porse ata nuk udhëhiqen nga parimet, por nga motivet […]

Ish–këshilltari i Hashim Thaçit, Belul Beqaj, ka thënë se Thaçi e Haradinaj dallojnë vetëm në qasje, kanë motive të njëjta dhe janë njësoj manipulues.

“Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë pozicione të kundërta lidhur me ndryshimin e kufijve në bisedimet me Serbinë, porse ata nuk udhëhiqen nga parimet, por nga motivet personale dhe përfitimi”, ka thënë Beqaj.

Ai në një intervistë për BIRN ka thënë se Thaçi beson se mund të ketë përfitim politik nga përfundimi i dialogut me Serbinë, ndërsa Haradinaj beson se mund të ketë dobi nëse nuk do të ketë dialog.

“Mospajtimet e tyre janë shprehje e vlerësimit rreth përfitimeve personale dhe nuk kanë lidhje me krijimin e politikës ose me zgjidhjen e problemeve”, ka thënë ai.

Beqaj ka theksuar se Thaçi ka nënshkruar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, të cilin e kundërshtonte Haradinaj. Pas kësaj ra Qeveria Mustafa e Haradinaj duke hyrë në koalicion me PDK-në e Thaçit, u bë kryeministër.

“Të dy kanë realizuar qëllimet e veta. Thaçi u bë faktor i patejkalueshëm në politikë, ndërsa Haradinaj mbeti kleptokrati më i rëndësishëm në pushtet”, tha Beqaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?