Ish-drejtori i ARRSH’së kthehet në burg

Pas ndryshimit të masës së arrestit prej Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë, ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, kthehet në burg. Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së […]
Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” në ngarkim të 47-vjeçarit nën hetim Dashamir Xhika (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar).
Xhika është person nën hetim për vepra penale si “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” thuhet në njoftimin e policisë, shkruan tch, transmeton Klan Kosova.












